Laptopi më i mirë Chromebook

Nëse jeni duke planifikuar për të blerë një Laptop të ri, por nuk keni ndarë akoma mendjen midis modeleve të ndryshme në treg, atëherë, në këtë artikull kemi përzgjedhur diçka të vecantë: Laptop Chromebook nga Google!

Chromebook-et jo vetëm janë praktik dhe të lehtë, por ato gjithashtu janë shpejte dhe mjaft efikas për punë në zyre apo në web. Janë shumë të ngjashëm me MacBook Air të Apple, por çmimi është tepër më i ulet dhe dhe Sistemi Operativ mirëmbahet nga Google.

Toshiba Chromebook 2

Chromebook 2 ka një ekran prej 13.3inch me rezolucion 1080p që ju ofron hapësire te mjaftueshme për të punuar dhe një kualitet të ekranit i cili është pothuajse i pakrahasueshëm (kundërshtari i tij i vetëm është Chromebook Pixel i cili aktualisht kushton kater here më shumë). Ekrani nuk ka vetëm rezolucionin që e bën të veçante! Ai gjithashtu ju ofron një pamje të shkëlqyer nga çdo kënd dhe posaçërisht kur dëshironi të shikoni filma apo kur jeni duke punuar në dokumenta.

Për të mos e lëne me kaq, Toshiba ka menduar edhe për fuqizimin e laptopit ne fjale dhe keshtu, ky i fundit vjen me CPU Intel Celeron dhe 4GB RAM. Bateria, gjeja me e rëndësishme që duhet përmendur, i jep laptopit plot 8 orë jetë.

laptop-chromebook-shqip-teknologji

Hapësira e brendshme prej 16GB mund te zgjerohet nga porta SD.
Specifika te tjera janë webcam goxha e mire dhe audio me të vërtete mbresëlënëses.

Foto nga Laptop Chromebook

laptop-chromebook-shqip-teknologji-google

laptop-chromebook-shqip-teknologji-imazhe

Chromebook 2 nga Toshiba mund ta blini online ne web faqen e Toshiba-s për 330 dollarë.

7.3Overall Score
Paraqitja Totale

Perfomanca është ajo qe bie ne sy, por fakti qe mban një Sistem ChromeOS është pak i limituar!

  • Design
    6
  • Performance
    7
  • Perdorim
    7
  • Vlera
    9

Jepni mendimin tuaj