Gaga: Asnjëherë nuk do të tradhtoja

Lady Gaga është e bindur se ajo asnjëherë nuk do ta tradhtonte një të dashur, pasi që ka një kod të fuqishëm moral.

Këngëtarja e hitit “Poker Face”, për të cilën thuhet se ka ringjallur lidhjen me ish të dashurin Matthew Williams, thotë se ajo është shumë e përkushtuar në një lidhje, përkundër faktit se shpesh e portretizon veten si një femër e egër.

“Si një këngëtare jam mizore dhe egër, por si person kam një kod të fuqishëm moral. Asnjëherë nuk do ta tradhtoja një mashkull; unë besoj në sinqeritet dhe integritet… Mos u mashtroni nga mënyra si dukem- pas gjitha këtyre unë e di se kush jam dhe cilët janë kufijtë e mi”, ka thënë këngëtarja për Mail on Sunday.

Jepni mendimin tuaj