7 arsye pse duhet të blini një Smartphone Android sesa iPhone

Nëse keni ndërmend të blini një celular të ri, por akoma nuk keni vendosur në mes Android apo iPhone, atëherë ky artikull do të jetë një ndihmë për ju! Më poshtë kemi radhuar 7 arsyet më kryesore se perse duhet të merrni një Smartphome me Android përpara iPhone!

1. Celularet me Android sinkronizohen më mirë me shërbimet e Google, si Gmail, Google Maps, dhe Google Calendar dhe ju gjithashtu i merrni veçoritë më të mira të këtyre aplikacioneve përpara përdorueseve te iPhone.

2. Shume celulare me Android iu lejojnë që ta ndërroni baterinë. Një gjë e mire kjo, sepse shumë bateri harxhohen brenda një kohe mjaft të shkurtër.

3. Shume prej celulareve me Android gjithashtu iu lejojnë që ta zgjeroni kapacitetin e pajisjes, duke shtuar një SD Card. Tek iPhone kapaciteti është fiks.

Apple-vs-Android

4. Celularet me Android iu lejojnë që të instaloni aplikacione qe iu mundësoje të ndryshoni pamjen e sistemit.

5. Edhe mënyra e karikimit të baterise është mjaft e lehte. Dhe disa ngarkohen me Wireless, ndryshe nga produktet e Apple që kane “Lighting Cable”.

6. Kur jeni duke zgjedhur Android, keni shume më shumë mundësi zgjedhjeje në Hardware. Çdo gjë nga ekranet 6″ deri tek ato të kthyer.

7. Dhe për në fund është çmimi, gjeja me e rëndësishme, e cila kur vjen në pyetje Android-et ndryshon dukshëm! Respektivisht, me gjysmën e çmimit të një iPhone, ju mund te merrni një Super Smartphone me Android!

Jepni mendimin tuaj