Apple CEO Tim Cook: “Jam krenar që jam homoseksual”

Apple CEO, Tim Cook, ka dalë përpara publikut me një deklaratë për webfaqen e BloombergBusinessweek befasuese, por të parapritur. Përderisa shumë njerëz ishin duke spekuluar rreth sexualitetit të CEO-t të Apple, kjo ese e shkruar nga ai vetë konfirmon për herë të parë orientimin e tij sexual.

Më poshtë mund ta lexoni esenë e plotë…Tim Cook është presidenti i Apple, që nga periudha kur Steve Jobs ndërroj jetë!

Gjatë gjithë jetës sime profesionale e kam provuar të ruaj një nivel bazë të privatësisë. Vijë nga rrënjë modeste dhe nuk kërkoj të tërheq vëmendjen rreth vetes sime. Apple tashmë është një ndër kompanitë më të vështruara nga afër në botë dhe mua më pëlqen ta mbaj përqendrimin tek produktet dhe gjërat e pabesueshme që klientet tanë arrijnë me to.

Në të njëjtën kohë, besoj thellë në fjalët e Dr. Martin Luther King, i cili tha: “Pyetja më këmbëngulëse dhe urgjente e jetës është: “Çfarë je duke bërë ti për të tjerët?” Unë shpesh e sfidoj veten me atë pyetje, dhe kam ardhur në përfundim se dëshira ime për privatësi personale ka qenë duke më mbajtur mbrapa nga të bërit diçka më të rëndësishme. Kjo është ajo çfarë më ka çuar mua tek “sot”.

Me vite kam qenë i hapur me shumë njerëz për orientimin tim sexual. Shumë nga kolegët tek Apple e dinë që une jam “gay” (homosexual) dhe nuk duket të bëjë ndonjë ndryshim kjo në mënyrën se si ata më trajtojnë mua. Natyrisht se kam patur fatin e mirë të punoj në një kompani e cila e dashuron kreativitetin dhe inovacionin dhe e di se mund të lulëzojë vetëm atëherë kur i përqafon preferencat e njerëzve të tjerë. Jo çdokush është kaq me fat.

Megjithëse unë kurrë nuk e kam mohuar seksualitetin tim, nuk e kam pranuar publikisht atë deri më tani gjithsesi. Pra më lini të jem i qart: Jam krenar që jam homoseksual dhe të qenit i tillë e konsideroj si një ndër dhuratat më të mëdha që Zoti më ka dhënë.

Të qenit homosexual, mua më ka dhënë një kuptim më të thellë të asaj se çfarë do të thotë të jesh një pakicë dhe më ka mundësuar një dritare në sfidat me të cilat njerëzit në grupet e tjera minoritare merren me to çdo ditë. Më ka bërë më të ndjeshëm, gjë e cila kjo më ka çuar tek një jetë më e pasur. Kishte edhe kohëra kur jeta ishte e vështirë dhe e pakëndshme, por gjithsesi më ka dhënë besimin të jem vetëvetja, të ndjek rrugën time dhe të ngrihem vështirësitë dhe fanatizmat. Ajo gjithashtu më ka dhënë lëkurën e një rinoceronit, e cila bëhet e dobishme kur je CEO i Apple.

Bota ka ndryshuar aq shumë që kur isha fëmijë. Amerika është duke ecur përpara drejtë barazisë në martesë, dhe figurat publike të cilat janë shfaqur guximshëm, kanë ndihmuar shumë në perceptimet e ndryshimit dhe e kanë bërë kulturën tonë më tolerante. Megjithatë, ka disa ligje në shumicën e librave të shteteve që i lejojnë punëdhënësit që t’i pushojnë nga puna njerëzit të cilët janë të bazuar vetëm në orientimin e tyre seksual. Ka shumë vende ku pronarët mund të dëbojnë qiramarrësit për shkak të të qenit homoseksual, ose mund të pengohemi nga për t’i vizituar partnerët e sëmurë dhe të bëhemi pjesë e trashëgimive të tyre. Njerë të panumërt, veçanërisht fëmijë, përballen çdo ditë me frikë dhe abuzim për shkak të orientimit të tyre sexual.

Unë nuk e konsideroj veten si një aktivist, por e kuptoj se sa shumë kam përfituar nga sakrifica e të tjerëve. Pra nëse dëgjoni se CEO i Apple është gay, mund t’i ndihmojë dikujt që është duke vuajtur për t’u përballur me termet e tij/saj jetësore, ose t’i sjell ngushëllim dikujt që ndihet vetëm, apo të frymëzojë njerëz në këmbënguljen e barazisë së tyre, atëherë kjo ia vlen në këmbim me privatësinë time.

Do ta pranoj se kjo nuk ishte një zgjedhje e lehtë. Privatësia mbetet e rëndësishme për mua dhe do të doja të mbaja një pjesë te vogël të saj. Apple e kam bërë punën time të jetës dhe do të vazhdoj të shpenzoj virtualisht të gjithë të gjithë kohën time të zgjuar i fokusuar në të qenit CEO më i mirë që mund të jem. Kjo është ajo çfarë punëtorët tanë meritojnë-dhe klientët tanë, zhvilluesit, aksionerët dhe partnerët e prodhimit e meritojnë atë gjithashtu. Pjesë e progresit social është te kuptosh se një person nuk është i definuar vetëm nga sexualiteti i tij, raca, apo gjinia. Unë jam një inxhinier, një dajë/xhaxha, adhurues i natyrës dhe i aktivitetit në palestër, një djalë i Jugut, fanatik i sporteve dhe shumë gjëra të tjera. Shpresoj që njerëzit do ta respektojnë dëshirën time të të fokusuarit në gjërat që jam më së miri i përshtatur për to dhe punën që më sjell lumturi.

Kompania që unë jam aq me fat për ta udhëhequr ka mbrojtur gjatë të drejtat e njeriut dhe barazinë për të gjithë. Ne kemi marrë një qëndrim të fortë në mbështetje të një projekt-ligj për barazinë në vendin e punës përpara Kongresit, njësoj sikur se qëndruam për barazi martesore në atdheun tonë në Kaliforni. Ne folëm gjithashtu në Arizona, kur legjislatura e atij shteti miratoi një projekt-ligj diskriminues duke synuar komunitetin homoseksual. Ne do të vazhdojmë të luftojmë për vlerat tona, dhe më besoni se cili do CEO i kësaj kompanie të jashtëzakonshme, pa dallim nga raca, gjinia apo orientimi seksual, do ta bënte të njëjtën gjë. Dhe unë personalisht do të vazhdojë të aprovojë për barazi për të gjithë njerëzit deri kur gishtërinjtë e mi tregojnë me shenjë nga lart.

Kur arrij në zyrë çdo mëngjes, përshëndetem nga fotografitë e Dr. King dhe Robert F. Kennedy. që ndodhen në korniza. Unë nuk pretendoj se shkrimi i kësaj eseje më vë mua në ligën e tyre. E gjitha çfarë ky shkrim mund të bëjë, është të më lejojë mua t’i shikoj ato fotografi në mur dhe ta di që jam duke e bërë pjesën time, megjithëse e vogël, t’i ndihmoj të tjerët. Ne së bashku e kemi rrugën e ndriçuar nga dielli përpara drejtë drejtësisë, tullë pas tulle. Kjo është tulla ime.

Shkëputur nga BloombergBusinessWeek dhe përkthyer nga vaaldr1n për Lirenti.comTetor 2014

Jepni mendimin tuaj