Portokalli Agron Llakaj

image

Një intervistë serioze me Agron Llakaj i cili tregon për “Panorama Plus” jetën që bën jashtë “Portokallisë” dhe ndryshimet e sezonit të ri në tetor. Tashmë i identifikuar me spektaklin Portokalli”. Çfarë jeni duke bërë në këto muaj pushimi? Jemi duke punuar për një riorganizim dhe reformim të spektaklit “Portokalli”, sezonin e ri që nis në tetor. Do të ketë kështu ndryshime të dukshme? Natyrisht që do të ketë ndryshim cilësor dhe prurje të reja të personazheve. Mund të na zbuloni diçka? Është përfunduar maketi nga skenografi Fatmir Minga për një skenë, kësaj here të konceptuar si sallë amfiteatri. Kjo për ta afruar spektatorin me skenën, e për të shkrirë distancën që krijohet në një sallë si ajo që ka qenë. Do të ketë personazhe të rinj? Këtë sezon nuk do të ketë
audicion të hapur masiv, pasi audicioni është selektiv. Jemi duke provuar katër aktorë tërinj, të cilëve do u jepet mundësia të provojnë veten. Po ndonjë personazh, që nuk do të jetë më? Djemtë e grupit “The SHBLSH”,nuk do të jenë në këtë sezon.Arsyeja?

Preferoj të mos jap asnjë shpjegim për këtë. Largimi i tyre nuk lidhet direkt me mua. Shumë personazhe janë shfaqur dhe zhdukur si meteorë në “Portokalli”. Përse? Sepse është njësoj si puna
e meteorit, që shfaqen dhe gjithmonë bien. Ju vetë keni ndonjë preferencë për aktorët? Për mua janë të gjithë të spikatur, madje dhe ata që nuk janë aktorë profesionistë. “Portokalli” është një mozaik karakteresh, ku të gjithë personazhet kanë vlerën e tyre. A mund të hyjë çdokush në “Portokalli”? Jo çdokush mund të hyjë në “Portokalli”. Unë them se gjithmonë është krijuar ideja se “Portokalli” është një tren në lëvizje. Shumë e shikojnë trenin, por jo të gjithë kanë mundësi të hipin, kush guxon mund ta provojë. Pa mohuar vlerat dhe audiencën e spektaklit “Portokalli”,
ka nga ata që mendojnë se ndonjëherë humori që bëhet aty bie në banalitet. Si mund ta komentoni. Eshtë humor profesional ai i ”Portokallisë”? “Portokalli” është teatri më i madh i humorit në vend.
Ne bazohemi në punën tonë krijuese, nuk udhëhiqemi nga opinioni. Shumë nga personazhet i realizoni ju, këtë sezon sa i ngarkuar do jeni? Në fakt dy sezonet e fundit unë kam qenë disi i
tërhequr, pasi dhe personazhet e tjerë janë rritur dhe kanë fituar audiencë të konsiderueshme.
Në këto momente janë krijuar balancat artistike, pasi aktorët kanë filluar që të jenë të aftë t’i shkruajnë vetë pjesët e tyre. Më duket se deri tani po flasim për një punë që shkon vaj. Cili është një problem që ekziston në punën tuaj? Po ekziston një problem, ai i menaxhimit të vlerave njerëzore. Ju tremb konsumimi si personazh ekrani? Aspak. Nuk i kam hyrë kësaj beteje me frikë. Katër muaj pushim janë mjaftueshëm për të krijuar diferencën. Njerëzit kanë nevojë të qeshin, artisti gjen vetë mënyrat se si duhet të qëndrojë në treg. Largohemi nga puna, besojmë
keni bërë plan të pushoni? Po, kam planifikuar 15 ditë pushime. 1 javë jashtë Shqipërisë, 3 ditë në Vlorë dhe 4 ditë në Memaliaj. Pse vazhdoni të shkoni në Memaliaj? Po, është çështje malli. Jami përhershëm në Memaliaj shkoj pothuaj çdo dy muaj. Kam shtëpinë time atje dhe miq që më respektojnë dhe më duan. Si është një ditë juaja e zakonshme? Zgjohem herët rreth orës 06:30. Nga ora 07-08 pi kafen e mëngjesit me bashkëshorten Kostandinën, e cila punon ekonomiste në KESH. Deri në orën 15:00 jam në punë. Pasditen e kaloj me mbesën e vogël Adea, dhe kur më tepron koha dal për kafe me miqtë. Çfarë bëni për të ruajtur trupin në formë. Shohim që kostumi i moderatorit ju rri shumë mirë? (Qesh) Fizikun e kam përdorur si komardar, fry e shfry. Ka pasur momente kur kam
bërë fitnes, por për shkak të një hernie diskale, nuk më lejohet sforcimi nga vrapi apo fitnesi.
Po nata ku ju gjen? Jeni dhe ju si personazhet e tjerë të televizionit që flenë vonë? Jo, nuk jam një zog nate (qesh). Domethënë nuk frekuentoj lokalet e natës. Zakonisht bie për të fjetur pas orës 12:00. Kaq pak orë gjumë? Në fakt pushoj në drekë. Cili është libri që keni zgjedhur të lexoni gjatë
pushimeve? “1 mijë diej vezullues” i Khaled Hosseinit. Mbani shënime gjatë ditës, dhe si jeni ju në moment krijimi? Absolutisht po që mbaj shënime gjatë ditës. Procesi krijues është i pandalshëm.
Është si një proces përpjekjeje që duhet t’i biesh murit cep më cep me kokë për të arritur
suksesin. Mund të ndodhë të bësh gjëra të bukura, mund të ndodhë që jo. Në këto momente çfarë
jeni duke shkruar? Këto janë momente pushimi  në punë. Periudhë reflektimi. Jemi duke punuar sinopset e para, të cilat testohen me familjen, shoqërinë dhe pastaj me kolegët. Çfarë tipi jeni në etë impulsiv, apo i përmbajtur? Impulsiv. Ritmi im i jetës është shumë intensiv. Profesioni i aktorit nuk më lejon të kërkoj dhe gjej qetësinë. Çfarë urreni? Urrej gënjeshtrën e sidomos mashtrimin.
Cila është ajo gjë që meriton të satirizohet nga ky realitet? Vetë realiteti ku ne jetojmë meriton të ndëshkohet, përderisa kemi 17 vite, që vuajmë pasojat e tij. Heshtja, jo gjithmonë është flori.Nëse nuk do u kishte ndritur fati si humorist, si politikan si mund të ishit? Unë kam lidhje vetëm me humorin. Dhe asnjëherë s’kisha për të qenë politikan. Për arsyen se humori është vetë politikë, pasi i ka të gjitha, diplomacinë, sportivitetin, inteligjencën, elokuencën. Mund të më thoni se çfarë
ka ndryshuar në punën e “Top Medias”, pas humbjes tragjike të presidentit? Ajo që unë vë re është se njerëzit tani janë më të motivuar. Sikur kërkojnë të mbajnë në këmbë atë që ai ngriti. Punojnë për t’i qëndruar besnik pasionit për të cilën ai punoi shumë. Të gjithë kanë mbartur një pjesë së energjisë së tij. Po ju vetë? Mesa dimë ai e kishte shumë për zemër këtë spektakël humori? Nuk kam qenë mik i ngushtë i tij, por një nga miqtë e tij të afërt. Kam bërë punën time, kam marrë shpërblimin dhe asnjëherë nuk kam bërë kompromise për punën time. Të gjithë kemi humbur pjesën
që na plotësonte.

Burimi Nga Panorama Plus

  1. mirdita ju pershnes , kish me kene mire me e luejte naj film kosove ne Atentate tPortokallise psh. lepuri me pese kame, plaku dhe knuesi {gjeli} etj e me hjeke nga skena studentet {askush nuk po kesh me to } me i shty publikun me kesh me tekst te mire e aktrim te mire e jo me te folme te shtremet , edhe me engjellin dhe dreqin nuk po kesh kush, a e keni ju keshometrin {qe e mate te qeshurit }edhe me shpiaket e mire kush spo kesh , tjeret jane te mire

  2. edhe me ba naj duel me dy plakat e famshme {Agroni e Sevdaimi }mpelqejne skenat me arme , edhe kur rrehen ne skene , edhe si thojme aksidentit sudar {serb.} po ndeshje ,

  3. edhe ni verejtje e kisha thane ,ato shakate me katunare nuk po e bajne askan me keshe , e edhe jon pak lenduese se i ndajne njerezit ne diqka pa kriter , se te na nKosove katuni ka vlere , edhe energji per me i shty gjanat perpara e njerzit ktu krenohen qe jon tkatunit , e nuk ashte mire me ba aso hajgare kur instruktori i thot tushes “qfare katunare je ” kur duhet me i thane krejt diqka tjeter tung

Jepni mendimin tuaj