Shkaqet e krizes ne Greqi dhe pse duhet te shqetesohemi ne si shqiptare

Nuk besoj se ka ngelur njeri pa degjuar mbi krizën që ka kapur Greqin dhe disi vëndet e tjera!
Por a e keni pyetur veten se cilët ishin shkaqet që po cojnë këtë shtet drejt falimentimit?
 A duhet të shqetësohemi ne si shqiptarë?
Pikë së pari po e nisë nga pyetja e dytë, sigurisht që duhet të shqetësohemi! Ne greqi jetojnë një numer jo i vogël emigrantesh shqiptar që para disa vitesh e mendonin të ardhmen më të sigurtë për femijet e tyre dhe tani po ndeshen me një shtet drejt falimentimit! Në Shqiperi shumë familje mbijetonin me ato çfarë emigrantet dërgonin dhe në këtë kohë krize ky grafik është duke shkuar tatëpjetë.
Pra shqiperia përvec “krizëz” qe kap vendin ajo vuan dhe krizën e vëndeve përreth!

 Cilat ishin këto shkaqe dhe pse nuk merr masat vendi jonë?
Shqiperia në këtë perudhë më duket si ai femija jetim, po i dhe për të ngrënë, ha, përndryshe do të flej barkbosh!
Shkaqet e krizes në greqi ishin të shumta nga pikepamja se si shteti i shpenzonte lekët!
Spitali më i madhë i Athines Evangelismos kishte të punësuar 45 kopështarë (mendoni se ishin të nevojshëm, është vetëm një nga shëmbujt) dhe 40 mijë femra në pension që marrin 1000 Euro në muaj gjatë gjithë jetës tyre.
600 kategori punëtorësh kanë te drejtën të shkojnë në pension në moshën 55 vjeç (50 vjeç për femrat)
Borxhi i shtetit i cili bie mbi kurrizin e çdo shtetasi dhe emigranti shqiptar.
Këto ishin disa nga shkaqet e veçuara për mos tu zgjatur më tej!
Duke parë se Greqisë, shtetet e tjera i kthyen kurrizin, i vetmi burim për të futur të ardhura ne arkën e shtetit është populli. Në çdo kupon që lëshohet, përveç taksës që mban shteti, ka shtuar dhe një perqindje mbi totalin final që i shtohet arkës së shtetit! Plus kësaj kush zotëron një banesë është i deturuar të paguaj 1000 euro vjetore shtetit të ngarkuara ne faturat e dritave ose te ujit! Plus e plus reforma të tjera që duhet të paguaj populli.

 Pse nuk merr masa Shqiperia!
Në Shqiperi, pensioni më i lartë që mund të kem degjuar është 30 mij lekë të vjetra (22 Euro) mujore! Më shumë se kaq ska ku të vej më sepse ne nuk kemi dal asnjeherë nga kriza!

Jepni komentet tuaja

ReniX për Lirenti.com – Shkurt 2012

Jepni mendimin tuaj