Julian Assange lirohet me kusht

Z. Assange thotë se akuzat ndaj tij janë të motivuara politikisht për të diskretituar faqen e internetit Wikileaks, pas botimit të dhjetëra mijëra dokumenteve konfidenciale amerikane.
Themeluesi i faqes se Internetit, Wikileaks Julian Assange është liruar me kusht nga një gjykatës këtu në Londër.

Ai u vendos në gjendje arresti javën e shkuar kur iu dorëzua policisë britanike pasi Suedia lëshoi një fletëarrest ndërkombëtar për të.

Prokurorët suedezë kërkojnë ekstradimin e tij për ta marrë në pyetje për akuzat për sulme të natyrës seksuale, akuza që ai nuk i pranon.

Z. Assange thotë se akuzat ndaj tij janë të motivuara politikisht për të diskretituar faqen e internetit Wikileaks, pas botimit të dhjetëra mijëra dokumenteve konfidenciale amerikane.

Jepni mendimin tuaj