Ashtu siç është pritur, Facebook ka lajmëruar se e ka tejkaluar numrin e 500 milion përdoruesve në faqen e saj
Në një postim në blog, drejtori i Facebook, Mark Zuckerberg ka shkruar, Unë kurrë nuk i kisha imagjinuar mënyrat me të cilat njerëzit e përdorin Facebook, dhe gjithsesi nuk e kam menduar këtë para 6 vitesh, kur ne patëm filluar. Ju falënderoj të gjithëve që e keni bërë Facebook atë që është sot, dhe për shpërndarjen e faqes në tërë botën.
Zuckerberg gjithashtu ka paralajmëruar edhe lansimin e fushatës, Facebook Stories, duke treguar për mënyra interesante të cilat njerëzit i kanë përdorur për rrjetin social.
Lajmi për këtë arritje ka rrjedh gjatë fundjavës, dhe i njëjti menjëherë është shpërndarë në tërë botën.