Gjeni personazhin në foto!

E njihni kush është ky djalë simpatik brun? Eshtë e bukura, Angelina Jolie!

E pabesueshme, por e vërtetë se si aktorja mundi të jetë nën petkun e një mashkulli. Ky transformim ka ndodhur në filmin e saj të fundit “Salt”. Për të patur imazhin e ri, grimierët punuan për orë të tëra, duke i vendosur veshë të tjerë, hundë false dhe një dekolte disi të rreshkur.

Kur Jolie ishte me këtë imazh, i biri Maddox 9 vjec nuk e njohu. Jolie pasi bisedoi pak me të i tha: “Mad, jam mami!” Edhe partneri i saj Brad Pitt, nuk u besoi syve kur pa Angien e tij të mrekullueshme të ‘masakruar’ në atë mënyrë. Ai kategorikisht refuzoi që ta puthte.

Angelina në filmin “Salt” luan rolin e një agjenteje të CIA-s, e akuzuar se është një spiune ruse.

Jepni mendimin tuaj