Surpriza me e fundit e Vesa Lumes

image

Këngëtarja kosovare Vesa Luma, ka filluar ta zgjerojë aktivitetin e saj muzikor, duke konkurruar edhe në festivale të rajonit. Përveç trojeve shqiptare ku Vesa është bërë mjaft e famshme pas pjesëmarrjes në spektaklin "Ethet e së Premtes mbrëma", ajo tashmë ka filluar të jetë e kërkuar edhe jashtë vendit. Së fundi, Vesa ka marrë një ftesë nga organizatorët e festivalit të Novi Pazarit në Bosnjë, një nga festivalet më të suksesshme që mbahet në rajon. Në një bisedë për "Bluetooth", Vesa ka deklaruar se është shumë e lumtur që ka marrë ftesë dhe me gjithë qejf do të prezantohet në këtë festival, në të cilin marrin pjesë këngëtarë nga gjithë Ballkani. Festivali do të mbahet në fund të korrikut,ndërsa Vesa nuk ka vendosur ende se me cilën nga këngët e saj do të paraqitet. "Gjithsesi,kënga me të cilën do të prezantohem do të jetë në gjuhën shqipe", – thotë ajo. Këtë pjesëmarrje ajo e konsideron si më të suksesshmen ende pa marrë pjesë, pasi është hera e parë që paraqitet jashtë vendit. Sa i përket punëve të tjera në këtë fazë, Vesa ka treguar se këtë të

shtunë, hap sezonin e saj veror me një mbrëmje në Durrës. "Nga e shtuna, kur edhe hap sezonin e ngarkuar të verës, çdo të dytën javë do të jem në mbrëmje nëpër lokalet buzë bregdetit, ku adhuruesit mund të dëgjojnë përveç të tjerash edhe një këngë të re", – tregon Vesa. Që nga kjo e hënë, në tregun muzikor është shfaqur kënga më e fundit e saj, shoqëruar me klipin përkatës të quajtur "Ik, veç kur të lë unë". Kënga me tekst të shkruar nga vet këngëtarja dhe e kompozuar nga Florent Boshjaku, shoqërohet me një klip të punuar në Kosovë. Vesa ka thënë se ka vendosur që tekstet e këngëve të saj të vazhdojë t’i shkruajë vetë, meqë duket se po i ecën mirë për dore kjo punë. Ajo beson se kjo këngë do të jetë një hit i verës së sivjetshme, duke qenë se është shumë ritmike.

Burimi Revista Bluetooth

Jepni mendimin tuaj