Kujdes nga Virusi që ju mashtron të fshini antivirusin

Kompania e sigurise Symantec ka bërë të ditur se virusi “AnVi Antivirus”, i detyron përdoruesit të fshinë antivirusin e tyre. Virusi mundohet t’iu mashtrojë që të fshini antivirusin tuaj nga kompjuteri juaj personal.

Në një deklaratë për shtyp të lëshuar sot, Symantec thotë se “AnVi Antivirus” i mashtron përdoruesit se kanë problem me antivirusin e tyre legjitim dhe i detyron ta fshinë atë. Virusi paraqet këtë mesazh:
“Antivirusi i pa certifikuar është detektuar në kompjuterin tuaj. Ju duhet të fshini [emri i antivirusit] për siguri të sistemit.
Vërejtje: Nëse nuk e fshini [emri i programit], shpejtësia e kompjuterit tuaj do të ngadalësohet drastikisht.
Shtypni “OK” për te fshirë [emri i programit]”

Pa mare parasysh nëse klikoni butonin apo jo, virusi do të filloj fshirjen e antivirusit tuaj nga kompjuteri.
Pasi antivirusi juaj legjitim fshihet, virusi lidhet me një ueb faqe dhe fillon shkarkimin e anti-virusit të rrejshëm, i cili pastaj do t’iu shkaktoje shumë telashe. Anti-virusi i rrejshëm pastaj mundohet t’iu bindë se sistemi juaj është gati të eksplodojë nga sasia e madhe e “malware” që keni, te cilat janë gënjeshtra. Pastaj, ju kërkon para për t’ua rregulluar problemin.
“AnVi Antivirusi” mund të futet në kompjuterin tuaj nëpërmjet një “trojani” dhe pasi të aktivizohet, pengon në punën e rregullt të kompjuterit tuaj. Symantec ka paraqitur mënyrën se si mund të fshini virusin në forumin e tyre. Virusi sulmon disa antivirus të Microsoft, AVG, Spyware Doctor, Zone labs dhe Norton.

Jepni mendimin tuaj