Emigranti shqiptar në Greqi, përdhunoi,keqtrajtoi dhe hodhi në pus të gjallë një 11 vjeçare

Vrasja makabre e një 11 vjeçare emigrante bullgare ,nga një 40 vjeçar emigrant shqiptar, ka trenditur të gjithë Arkadhinë dhe mbarë Greqinë.

Emigranti shqiptar,baba i një djali 17 vjeçar,përdhunoi,keqtrajtoi dhe më pas hodhi në pus të gjallë një vajzë të vogël 11 vjeç.

Vajza e vogël 11 vjeçare dhe prindërit e saj kishin erdhur në Greqi në muajin dhjetor të vitit 2009 nga Bullgaria dhe u punësuan në fshatin Eleohori.Mbrëmjen e së shtunës,vajza e vogël Reni Traikova po lunte në parkun e fshatit bashkë me fëmijë të tjerë,mirpo nuk u kthye më në shtëpi.

Në orët e para të mëngjesit të ditës së djelë u njoftua policia dhe organizata “Buzëqeshja e Fëmijës” ,për 11 vjeçaren që ishte zhdukur.

I gjithë fshati po kërkonte në të gjithë zonën.Sigurisht që atëherë askush nuk dinte asgjë.

Dëshmia e tezes së vajzës trondit dhe shton urrejtjen.Autori I krimit kishte kaluar nga shtëpia e familjes së vajzës pasditen e së shtunës.I çoi babait të 11 vjeçares birra dhe u tregua i gatshëm ta ndihmonte në punët që po kryente.Pas disa minutash u largua dhe shkoi në parkun e fshatit, ku dhe po pinte birra.Aty gjendej edhe vajza e vogël,e cila po luante me fëmijët e tjerë.

Pronari i një dyqani tha se autori i krimit po pinte birra në një lokal dhe u largua pasi u largua edhe vajza e vogël 11 vjeçare nga parku.

Me preteksin se do ta çonte në shtëpi,i kërkoi vajzës së vogël që të hipte në makinën e tij.Ishte ora 01.00 e natës.E çoi vajzën 11 vjeçare në një zonë të pabanuar,7 km larg fshatit Eleohori dhe e përdhunoi.

Pa u shqetësuar fare mori trupin e 11 vjeçares dhe e çoi tek një pus,në një vend ku e njihte shumë mirë pasi kishte punuar çoban 10 vjet më parë.Kur vendosi ta hedhë në pus ,për të mbuluar krimin ,vajza e vogël ishte akoma e gjallë.

Pasi e hodhi ,u largua nga vendi i ngjarjes,si të mos kishte ndodhur asgjë.Menjëherë mori makinën e tij dhe u largua për në qytetin e Korinthit tek stacioni i autobusave ,pasi po vinte nga Shqipëria bashkëshortja e tij ,e cila kishte shkuar për pushime.

Tepër i qetë filloi të kërkonte ditën e djelë vajzën e vogël bashkë me banorët e tjerë të fshatit.!Autori I krimit jeton prej 14 vjetësh në Eleohori,është i martuar dhe ka një djalë 17 vjeç.

Hetimet e kryera nga policia ,drejtoheshin tek 40 vjeçari ,pasi dyqanet që gjendeshin tek parku ,panë 40 vjeçarin që u largua njëkohësisht me vajzën e vogël.Kur u mor në pyetje,një herë tha se vajza ishte larguar vetë nga parku,ndërsa pak më vonë tha se ky e çoi deri afër shtëpisë me makinë.

Aty lindi edhe dyshimi i madh i policisë.Në orën 03.30 të mëngjesit të ditës së hënë pranoi se kishte masakruar 11 vjeçaren dhe në orën 05.30 ,i shoqëruar nga policët shkoi në vendin e ngjarjes ku u tha uniformave se e kishte hedhur vajzën në pus.

Kryetari i Bashisë së fshatit tha se 40 vjeçari ishte i dashur me të gjithë dhe nuk kishte krijuar shqetësime në fshat.”E donin dhe respektonin të gjithë,nuk mundemi ta konceptojmë se si arriti të masakrojë një vajzë të vogël” tha ai për mediat.

Jepni mendimin tuaj