Guide: Si të djegim një imazh ISO në një Disk CD ose DVD

Jane bere shume pyetje ne forum si te digjni nje imazh ISO ne disk CD apo DVD. Kjo guide eshte ajo qe ju nevojitet per te kryer kete proçes. Do te punojme me programet ImgBurn, ISO Recorder dhe Windows Disc Image Burner ne Windows 7. Keto programe mund ti shkarkoni falas ne fund te ketij artikulli.

Si te djegim nje imazh ISO duke perdorur ImgBurn

ImgBurn eshte nje program mjaft i mire dhe sidomos falas.
Gjate instalimit hiqeni opsionin per Toolbarin e Ask, nuk besoj se do ju duhet.

Menyra me e thjeshte ta perdoni ImgBurn eshte duke klikuar me te djathte mbi ikonen e imazhit ISO dhe te zgjedhim Burn using ImgBurn.

Ne kete pike nga ngelet vetem te klikojme mbi butonin Write. Do te veme re se lexuesi optik do te hapet dhe do te na kerkojme te vendosim CD/DVD nqs nuk e kemi vene me pare.

Dhe nqs gjitheçka do te shkoje mire, do te marrim mesazhin e konfermes me sukses!

Si te djegim nje Imazh ISO duke perdorur ISO Recorder

ISO Recorder eshte nje tjeter program qe na mundeson djegien e imazheve ISO ne disk. Eshte kompatibel me XP, Vista, dhe Windows 7 (32 & 64-bit).
Per ata qe kane zgjedhur kete program duke klikuar me butonin e djathte mbi imazhin ISO do te kemi kete menu.

Dhe ne dritaren qe do ju hapet ju ngelet vetem te klikoni mbi butonin Next.

Kjo ishte e gjitha me ISO Recorder, nqs gjithçka ka shkuar siç duhet, ju do te merrni mesazhin qe CD/DVD u shkruajt me sukses.

Digj nje imazh ISO me Windows 7
Per ata qe preferojne te perdonin Windows 7 per te djegur imazhet ISO, menyra me e shpejte eshte klikimi me te djathte dhe zgjedhim Burn to Disk si ne foto:

Proçedura eshte mjaft e thjeshte dhe pasi te keni zgjedur shkruasin, nqs keni me shume se nje.

Konkluzioni
Uroj qe tashme mos te keni veshtiresi si digjet nje imazh ISO. Sigurisht qe ka dhe programe te tjera dhe ne disa raste duhet te shpenzojme leke per ti blere, por proçedura eshte e ngjashme.

Ju mund ti shkarkoni programet qe folem ne kete guide ne dy lidhjet qe keni ketu poshte:

Download – Shkarko Falas ImgBurnDownload – Shkarko Falas ISO Recorder

Jepni mendimin tuaj