Femije te Padukshem!

Prej kater vitesh, disa femije ne Tirane kane bere kontrate me vehten, te arratisur nga kushtet e veshtira te familjes, e vetmja shprese mbijetese per ta eshte nje rruge ne kryeqytet.

Cdo mbremje i gjen trotuareve, ne zonat me te populluara te Tiranes, ku ushtrojne nje profesion te cuditshem sic eshte ai i ofrimit te vendeve te parkimit. Secili prej tyre mbart nje histori te hidhur. Ylli tani eshte 17 vjec, pas ndarjes se nenes me babain, ai preferoi me mire te ishte i lire, i pakushtezar, larg bashkejeteses me njerkun.

“Ne familje kishim shume probleme. Babai beri 6 vjet burg, nena u martua me nje tjeter dhe une nuk kisha ku te rrija. Nuk me pranonte njerku dhe dola nga shtepia”, pohon ai. Ashtu si neper filma, ku sekuenca te tilla te kujtojne shmangien nga rreziku, keta femije, diku ne zemer te Tiranes gjejne mundesine per t’u prehur pak ore prane njeri-tjetrit.

Njeri prej tyre, Sokoli thote se ne keto kushte ka patur raste te ishte edhe i semure. Keta femije, edhe ne kete menyre jetese, mundohen t’i marrin asaj me te miren. Ylli thote se nuk i kane munguar dhuratat per Vitin e Ri, ndersa pasioni i tij, sikunder te gjithe bashkemoshataret, eshte interneti.

“Me dhuruan nje pale atlete, ndersa televizor shikoj ne internet”, shprehet ai. Te uritur, te mbetur ne meshiren e atyre qe pranojne t’u japin lemoshe, hera-heres te kushtezuar nga moti me shi apo i ftohti, mbijetesa e tyre ka vetem nje emer, rruga e mbushur me makina dhe nje karabina qe ne gjuhen e tyre te perditshme quhet “Dy katesh“. Deshira e tyre me e madhe eshte te kene nje shtepi. Edhe pse nuk kane ndjekur shkolle, kur i pyet per te drejtat e tyre ata t`i rendisin sikur te ishin te rritur.

Burimi:Top-Channel

Jepni mendimin tuaj