Kine, macja dhe qeni i shpetojne “denimit me vdekje”

Kina pergatit revolucion ne kuzhine ku pas disa kohesh njerezit nuk do kene mundesine te shijojne pjatat e tyre te preferuara me mish qeni dhe maceje.
Qeveria po pergatit nje ligj per te hequr nga menuja mishin e kafsheve shtepiake, shume i preferuar ne vendin aziatik. Por nese dikush kapet duke ngrene mish te tille, do mjaftohet me nje gjobe e barazvlefshme me 500 euro dhe 15 dite burg.

Lajmin e ben te ditur gazeta “Chongqing Evening News”, sipas se ciles, kompanite qe do tregtojne mishin do gjobiten nga 10-500 mije juan. Per momentin behet fjale vetem per nje ligj te virtual sepse nuk eshte ende e qarte se kur do te hyje ne fuqi.

Nga ana tjeter, aktivistet ne mbrojtje te kafsheve shprehen se kjo eshte nje fitore e madhe. Konsumimi i mishit te qenit eshte ende i perhapur ne disa rajone te Kines, ndersa macja eshte specialitet ne jug te vendit.

Jepni mendimin tuaj