Dieta kundër të ftohtit

Rënia e temperaturave në këtë sezon kërkon prej trupit që të shpenzojë më shumë energji.

Cfarë duhet të bëni në dimër, kur i ftohti na bën të ndiheni keq? Rregulli i parë është të visheni mirë. Por nuk mjafton vetëm me kaq, pasi duhet të kujdeseni edhe për ushqimin.

Karbohidratet
Në dietën tuaj duhet të fusni ushqime të pasura me karbohidrate që ju japin energji dhe ngrohtësi.

Drithëra integrale
Drithërat janë shpërndarës të mirë të energjisë për trurin dhe organizmin. Ushqimet e pasura me potasium dhe magnezium evitojnë lodhjen dhe dobësinë. Fasulet e lajthitë japin energji për një kohë të gjatë.

Vitaminat
Për të kompletuar dietën kundër të ftohtit, thelbësor është konsumimi i vitaminave të grupit B me enzima vitale. Konsumoni portokalle, salmon, vezë, banane, karrota.

Jepni mendimin tuaj