Si të zgjedhim veshjen tonë intime

veshje-intime-seksi-shqiptare-vajza-firme

Fillimisht duhet të vlerësoni materialin. Materiali sintetik është shumë praktik por shumë mjekë nuk e këshillojnë sepse pengon ajrosjen ë lëkurës, çka sjell probleme në florën e baktereve të pjesëve më delikate të femrës. Duhet të zgjidhni fibrat natyrore si pambuku dhe mëndafshi, që garantojnë mbrojtjen dhe lejojnë frymëmarrjen e lëkurës.

veshje-intime-seksi-shqiptare-vajza-firme-shqip

– Për sa i përket modeleve zgjidhni atë që dëshironi duke pasur parasysh që nëse pëlqeni perizomat, nuk duhet t’i mbani të gjitha ditët sepse shtypja që i bëjnë ato pjesëve intime mund të shkaktojë provokime dhe irritime që japin goxha bezdi.

– Sutjenat duhet të jenë të thjeshta, me hekur dhe të mbushura, dhe zgjidhja është absolutisht e lirë. Kini kujdes masën e kupës sepse shpesh gjatësia e sutjenit nuk është proporcionale me numrin e kupës.

– Nëse keni qejf të brendshmet me ngjyra, mos i merrni ato sepse kanë çmime të ulëta, sepse shpesh do të thotë që kanë kualitet të ulët dhe mund t’ju japin alergji në lëkurë. Preferoni të bardhat, të zezën, grinë dhe rozën për përditë, ndërkohë që të brendshmet me ngjyra të tjera t’i lini për raste të veçanta.

Jepni mendimin tuaj