Kapet mat Rudina Magjistari me djalin e Edi Ramës

 edi-rama-tiran-rudina-shqip-magjistari

Ka qenë padyshim një nga historitë e dashurisë më interesante ajo mes vajzës së njohur të televizionit, Rudina Magjistari dhe kryetarit aktual të PS-së dhe Bashkisë së Tiranës, Edi Rama. Edhe pse që të dy shumë të rezervuar për të folur për jetën private, në atë kohë kur lidhja e tyre ishte në ditët më të mira, teksa i pyesje në intervista të ndryshme, ata flisnin pa ndroje për ndryshimin për mirë që kishte marrë jeta e secilit falë kësaj historie dashurie. Ishte pa  dyshim një dashuri që na bëri të gjithëve të ëndërrojmë asokohe dhe as që  mund të na shkonte nëpër mend se një ditë do të merrte fund. Në vitin 2003,  kohë kur kjo lidhje u bë publike, çifti shihej gjithandej bashkë. Ishte pikërisht ajo kohë kur Edi Rama kishte marrë mandatin e tij të parë si kryetar i Bashkisë së Tiranës, por shihej qartë se ambiciet e tij për të ndenjur në atë post por  edhe për t’u përfshirë në politikë, ishin të mëdha. Dhe prezenca në krah të tij e një vajze shumë të dashur për publikun ishte një plus i madh për të. Rudina gjithashtu në atë kohë ishte në kulmin e karrierës së saj, kjo falë talentit dhe eksperiencës, por një ndikim ishte padyshim edhe fakti se vajza ishte e dashura e qytetarit më të rëndësishëm të Tiranës.

image_thumb

Vajza simpatike bionde ishte prezente në ekran me programet më të ndjekura të momentit. Nëpër intervista ata tregonin se lidhja e tyre shkonte si mos më mirë. Ata jetonin së bashku, Rama pohonte se Rudina ishte një suport i madh në angazhimet e tij,  madje ata tregonin shpesh edhe detaje nga jeta e tyre si të dashuruar. Mjafton të kujtojmë kohën kur të dy u futën në dietë për të arritur peshën që dëshironin. Mbas katër vitesh lidhja e tyre merr fund. Kësaj radhe asnjëri nuk nxiton ta pohojë këtë fakt në faqet e gazetave e revistave ashtu siç ndodhi kur ata u lidhën bashkë. Një heshtje plotë nga të dy, ndërkohë që  pëshpëritej se ata tashmë ishin ndarë. Gati rreth një vit mbas ndarjes, Rudina Magjistari thyen heshtjen duke deklaruar për “Panorama”-n se ata të dy nuk janë më bashkë prej shumë muajsh. Ishte tamam koha kur Rama sapo kishte marrë mandatin e tretë si Kryetar bashkie i Tiranës. Madje gazetarët e ngacmonin duke e pyetur për kë kishte votuar në zgjedhjet lokale dhe a ishte kënaqur për zgjedhjen e Ramës sërish në krye të bashkisë. Duke dashur të jetë brenda të gjitha etikave të mundshme, Rudina pohonte se suksesi i radhës i Ramës e kishte gëzuar shumë.

Gregori, djali i vetëm i Edi Ramës, i cili ishte fryt i martesës së tij me aktoren e njohur Matilda Makoçi, sot është 17 vjeç. Dhe po të bëjmë një llogari të thjeshtë, i bie që të ketë qenë i rritur në kohën kur Rama dhe Magjistari ishin bashkë. Në moshën 12-vjeçare ai e dinte mirë se çfarë ishte Rudina në jetën e të atit dhe kjo mbase mund të ketë qenë arsyeja që edhe ai e shihte vajzën si një njeri të afërt të tij. Natyrisht ky nuk ishte rasti klasik kur e dashura e babait shihej si gruaja që i kishte zënë vendin mamasë, pasi djali i Ramës nuk i ka parë asnjëherë bashkë prindërit për arsye të divorcit të tyre që kur ai ishte bebe.

Gregori ka trashëguar shumëçka nga i ati. Siç e shihni edhe nga këto foto, ai i ngjan shumë nga pamja fizike por mesa duket ka trashëguar edhe dëshirën dhe talentin për pikturën, për të cilën po bën edhe shkollën, liceun artistik të Tiranës, shkollën që ka ndjekur dikur edhe i ati. Takimi i Rudina Magjistarit me Gregorin, i fiksuar edhe nga paparaci ynë, nuk ka ndodhur vite më parë kohë kur Rama dhe Magjistari ishin bashkë, por vetëm një javë më parë, dhe rreth më shumë se një vit kur ata të dy nuk janë më bashkë. Rudina dhe Gregori kanë mesa duket një pasion të përbashkët, atë të muzikës së James Blunt dhe pikërisht në koncertin e tij tek stadiumi “Qemal Stafa”, janë takuar me njëri-tjetrin. Është impresionuese xhentilesa e djalit të Ramës, i cili ka komunikuar me ish të dashurën e babait sikur të ishte shoqe e tij pa e parë si barrierë faktin se ata të dy nuk janë më bashkë. Gregori i ka treguar diçka në celular Rudinës, mbase ndonjë foto a mesazh dhe që të dy kanë buzëqeshur teksa e shikonin. Duket se marrëdhënia e tyre ka qenë shumë e mirë në të kaluarën  dhe vijon të jetë e tillë. Asgjë për t’u habitur po të kemi parasysh edhe natyrën e ëmbël dhe të qeshur të Rudinës dhe aftësinë që ka ajo për t’i bërë të gjithë për vete.

Material nga Panorama Plus nga ORNELA CACI

  1. E lexova dhe e kuptova ne tersin e saj tekstin.Takimin me djalin e Edit e shof si nje gje krejt normale
    .arsyet e ndarjes se tyre nuk i di , por nje gje mund te ju a them ;gjithmone sipas mendimit tim se Rudina eshte nje Femer teper e dashur per gjith publikun shqipetar ,dhe nuk shof kurfar arsyeje te te themi diqka si mat apo pat apo qka po di une .
    Mendoj se m Edi Ramen e ka pasur te veshtire Rudina te vazhdoje , arsyet nga me te shumtat ………si do qe te jete kjo len te mendohet ne teardhmen flm
    tung Remi nga gjermania

  2. per mua nese rudina magjistari e ka tradhtuar edin,eshte nje femer shume e ulet.me vjen zorr kur e shoh ne tv.sa hipokrite mund te jete nese e ka ber nje veprim tetille

  3. hi.rudina nuk ka faj e shkreta se e ka patur nevoj biologjike,dhe nuk eshte permbajtur[si mund ta quash mind te jet dhe femer insterike.]

  4. Me vones jam po keto qe jan then per Rudinen e dhe per djalin e Edit jan vetam thashetheme e Shqipetareve ose e paparacne, ska as nje gje te keqe te kesh nje mardhenje ne menyr njerzore. Ne duhemi te mesohemi ti lem thashethemet.
    Tung nga Ina Irelanda.

Jepni mendimin tuaj