Si te ndryshojme Adresen IP te Kompjuterit

Ndryshimi i adresës IP mund të bëhet për disa qëllime. I pari që më vjen ndërment në këto momente është nevoja për të shkarkuar nga faqe të ndryshme si Rapidshare apo Fileserver etj. Këto faqe vendosnin një limit mbi shkarkim dhe shumë herë bllokojnë adresën IP nëse kaloni këto limite.

Për te ndryshuar adresen IP një mënyrë është të ndiqni këto 3 hape në vijim.

1-Kliko në “Start” pastaj shkruaj “CMD” (ose kliko tek butoni “Run” dhe me pas shkruaj “CMD”).

2- Tek dritarja qe hapet shkruani: “ipconfig /release” dhe konfermoje me Enter.
Kjo do te shfaqi adresen IP qe i eshte caktuar kompjuterit.

3- Shkruani “ipconfig /renew” dhe konfermoje me Enter. Kjo komande do ju caktoj nje adrese te re kompjuterit tuaj.

4- Shkruani “exit” dhe konfermoje me “Enter” per te mbyllur dritaren. Tani kompjuteri juaj ka nje adrese IP te re.

Jepni mendimin tuaj