Kosovarja Morena përfaqëson Shqipërinë në Miss World 2012

“Miss Kosova 2010”, Morena Taraku, pritet ta përfaqësojë Shqipërinë në “Miss World 2012”.

Bukuroshja kosovare sërish do të jetë konkurrente në një eveniment bukurie dhe kësaj radhe do ta përfaqësojë bukurinë gjithëshqiptare.

Gjatë një prononcimi për Telegrafi.com, Morena ka pohuar se ndihet shumë krenare që do ta përfaqësojë Shqipërinë në këtë eveniment botëror.

“Jam shumë krenare që jam e vetmja shqiptare që do jem pjesëmarrëse në evenimentin botëror që do mbahet me 100 vajza të shteteve të mbarë botës. Por këtë radhë nuk do e përfaqësoj Kosovën, por Shqipërinë. Për mua është e njëjta ndjenjë sepse kemi të njëjtin gjak”, ka thënë Morena.

“Miss World 2012” pritet të mbahet më 12 korrik në Turqi.

Burimi:
Telegrafi

Jepni mendimin tuaj