Zbulohet Rozi Radi me Gjinin e Portokallis

rosana-radi-portokalli-gjini

Që Rozana Radi këto kohë është singël dhe në kërkim të dashurisë, ky tashmë është një fakt që të gjithë e dimë. Por si dhe ku e kërkon këtë dashuri, kjo mbetej për t’u mësuar. Prandaj dhe paparaci ynë gjatë gjithë kohës ka qenë i vëmendshëm ndaj lëvizjeve të këngëtares dhe aktores shumë simpatike Rozana Radi. Dhe natyrisht kjo punë ka dhënë edhe frytet e saj, pasi kemi arritur të zbulojmë disa detaje interesante, të cilat mund të na afrojnë me të vërtetën. Pak ditë më parë, në një nga pubet e njohura të Tiranës, Rozana Radi është parë në shoqërinë e njërit prej aktorëve më të spikatur të “Portokalli”, i cili fitoi shumë famë me rolin e Gjinit. Në fillim kur të dy u panë duke biseduar edhe duke pirë nga një gotë, askush nuk dyshoi se mes tyre mund të kishte diçka më shumë se një miqësi.

 

Fundja të dy janë aktorë, madje për pak kohë vetë Rozi ka qenë një nga protagonistet e “Portokalli” me një rol shumë simpatik. Besarti, ky është emri i vërtetë i Gjinit, duket se në jetën reale është shumë i zhdërvjellët dhe kontemporan, në krahasim me personazhin e kompleksuar që ai interpreton. Madje, edhe atë darkë duket se ai nuk ka dashur të humbë kohë pasi një femër simpatike si Rozi është një rast që nuk të vjen përditë. Dhe siç e shikoni edhe nga fotoja, Besi ka kërcyer me Rozin në një mënyrë shumë sensuale, duke e shtrënguar pas trupit të tij vajzën e njohur dhe mbi të gjitha pa e vrarë shumë mendjen për sytë kureshtarë të klientëve të lokalit. Por kjo nuk është e vetmja aventurë që paparaci ynë ka arritur të fiksojë me aparatin e tij. Tek materiali djathtas ju do të mësoni edhe për një darkë tjetër hot të Rozana Radit, por kësaj here jo me një aktor, por me një karateist.

Burimi PanormaPlus

Jepni mendimin tuaj