Sulmohen komandot shqiptare ne Afganistan-Nje komando humb jeten

Dy komando të misionit shqiptarë “Eagle 4” në Afganistan kanë mbetur të vrarë në Kandahar, pas një sulmi të policisë lokale ndaj forcave të Aleancës.

Në një njoftim të ministrisë së Mbrojtjes mësohet se dy komandot e vrarë janë komandanti i grupit te pare special, Feti Bedri Vogli, dhe specialisti i armatimit, Aleksandër Jak Peçi. Te dy kane gjetur vdekjen ne spitalin e Kandaharit.
Sipas njoftimeve paraprake te ministrise se Mbrotjes, sulmi ndaj trupave shqiptare ka ndodhur rreth orës 15:05 me orën lokale, ndërsa trupat shqiptare po shoqëronin një mision të USAID-it. Menjehere pas sulmit jane arrestuar 11 policë afganë.
Gjatë konferencës për shtyp, ministria shprehu vlerësim maksimal për punën e bërë nga efektivat shqiptarë.
“U dalluan si ushtarakë që karakterizoheshin nga ndjenjë e lartë e përgjegjësisë. Humbja ka prekur gjithë personelin e kontingjentit “Eagle 4” dhe efektivat. Familja humbi dy njerëz të dashur, ne humbën dy ushtarakë të zotë, të përgatitur më së miri”- thuhet ndër të tjera në deklaratën e ministrisë.
Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura i shprehu ngushëllimet familjarëve.
Gjithashtu, MB konfirmoi se janë marrë të gjitha masat për riatdhesimin dhe nderimin e tyre, si dhe për mbështetje financiare.
Komadot ishin pjesë e misioni të forcave paqeruajtese “Eagle 4″ i cili është nisur për në Afganistan më 16 janar 2012, me një ceremoni të mbajtur në Aeroportin Kombëtar “Nënë Tereza”, ku kane qene te pranishem Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, drejtori i përgjithshëm i policisë Hysni Burgaj dhe ambasadori i SHBA-së në Tiranë
Aleksandër Arvizu.

Burimi: panorama

Jepni mendimin tuaj