10 mijë vezë për të zbukuruar një pemë me rastin e Pashkëve në Gjermani

Një pemë molle në Gjermani është zbukuruar me 10 mijë vezë para fillimit të festimeve të Pashkëve.
76 vjeçari Volker Kraft dhe familja e tij kanë zbukuruar pemën në kopshtin e shtëpisë në lindje të qytetit Saalfeld për afërsisht 50 vjet.

Volker tregon se frymëzimi i lindi nga një kujtim i fëmijërisë, kur rrugës për në shkollë, një ditë kishte parë një kaçube të zbukuruar për pashkë. Ai tregon se para 47 vjetësh, kur pema ishte ende filiz i vogël, ata vunë për herë të parë 18 vezë. Me kalimin e viteve shtoheshin edhe vezët që ngjyrosnin fëmijët dhe i vinin në pemë. Vezët e zbukuruara tani tërheqin qindra vizitorë çdo vit.

Vizitorët mund të blejnë vezët e zbukuruara për një çmim prej 5 eurosh për një vezë. Në kopshtin e tyre, familja Kraft shet edhe kartolina dhe disqe me pamje të pemës së pashkëve.
Volker Kraft thotë se numri magjik prej 10 mijë vezësh nuk do të rritet në vitet e ardhshme sepse nuk ka vend për vezë të tjera.

Burimi-VOA

Jepni mendimin tuaj