Ulet interesi ne Bankat Shqiptare

Në Shqipëri guvernatori i Bankës Qendrore Ardian Fullani njoftoi sot vendimin e Këshillit Mbikqyrës së bankës për të ulur sërish me 0,25 pikë përqindje normën bazë të interesit. Kjo është ulja e katërt që banka është detyruar të bëjë në harkun e 6 muajve të fundit

Guvernatori Fullani shpjegoi se Banka gjykon se në vazhdim të lehtësimeve të mëparshme të politikës monetare ulja e fundit do të krijojë kushte më të përshtatshme monetare, për respektimin e objektivit të inflacionit si dhe për nxitjen e aktivitetit ekonomik të vendit.

Vendimi i sotëm i Bankës u ndikua fort edhe nga rënia e madhe që inflacioni shënoi në muajin shkurt kur zbriti papritur në kuotën e 0,6 përqind. Duke folur për zhvillimet ekonomike në vend, guvernatori tha se aktiviteti ekonomik në tre muajt e parë të vitit pritet të rritet ngadalë.

Pasiguria dhe paqartësitë kanë bërë që konsumatori shiptar të vazhdojë të shfaqë tendenca drejt kursimit, ndërsa biznesi nga ana e tij ka ulur investimet. Ekspoertet dhe importet shënuan një rënie të fortë në dy muajt e parë të vitit ndërkohë që sipas Bankës edhe kontributi i kërkesës së huaj vlerësohet i dobët si pasojë e ngadalësimit ekonomik në vendet partnere të Shqipërisë

Burimi-Voa

Jepni mendimin tuaj