Meteorologët parashikojnë vazhdimin e motit të keq

Meteorologët parashikojnë se nuk do të ketë së shpejti një zbutje të motit të ftohtë që ka prekur Evropën Qendore dhe Lindore. Temperaturat nën zero, që në disa vende kanë shkuar deri në minus 32 gradë Celsius, kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 123 personave gjatë kësaj jave.

Në të gjithë vendin tone kanë vijuar reshjet e dëborës që kanë krijuar edhe bllokim të rrugëve kryesisht në juglindje, veri dhe verilindje.

Policia nuk lejon levizjen pa zinxhire ne disa akse rrugore qe jane te hapura ndersa raportohen edhe shume zona te bllokuara teresisht.

Me te bllokuarat jane komunat e Permetit, Skraparit, Korces, Kolonjes, Kukesit, Dibres dhe disa komuna te Librazhdit. Nuk komunikohet as me disa komuna ne Tropoje dhe Dukagjin.

Policia e Shtetit informoi për situatën e rrugëve dhe mundësitë e qarkullimit. Kështu aksi Morinë -Kalimash, kalohet me zinxhirë vetëm nga mjetet e vogla, ndërsa akset Kukës-Krumë, Bajram Curri-Qafë Morinë dhe Bajram Curri-Fierzë kalohen me zinxhirë.

Mësohet se aksi Bajram Curri-Valbonë është i pakalueshëm, ndërsa akset Krumë-Bajram Curri dhe Krumë-Qafë Prush, kalohen me vështirësi.

Ndërkohë më tej, akset Peshkopi-Bulqizë-Klos -Burrel-Ulëz dhe Bulqizë -Shupenzë-Ostren dhe Krastë-Bulqizë janë të kalueshme me zinxhirë.

Policia njofton se se në rrethin e Peshkopisë, akset që lidhin qytetin me Sllovën dhe Kalanë e Dodës në drejtim të Kukësit janë të pakalueshme, ndërsa aksi që lidh qytetin me Muhurr-Arasin kalohet me zinxhirë.

Zyrtarët në Ukrainë njoftuan për 38 vdekje të reja sot, duke e çuar në 101 vetë numrin e të vdekurve nga i ftohti në vend. Ministria e Situatave Emergjente tha se disa qindra njerëz janë trajtuar për hipoter

Gati 80 persona kanë gjetur vdekjen në Evropën lindore dhe qendrore ndërsa moti i keq solli disa nga temperaturat më të ulta të para në disa dekada.

Në Ukrainë, zyrtarët njoftuan 43 të vdekur nga hipotermia gjatë gjashtë ditëve të fundit. Shumica e viktimave ishin të pastrehë por shtatë të tjerë vdiqën në shtëpitë e tyre.

Në Rumani, gjashtë persona gjetën vdekjen gjatë 24 orëve të fundit duke e çuar numrin e viktimave në 14. Zyrtarët e ministrisë së Shëndetësisë thanë se qindra të tjerë janë shtruar në spital me hipotermi.

Ndërkohë zyrtarët në Poloni njoftuan për pesë të vdekur sot duke e çuar numërin në mbi 20.
Vdekje të tjera të lidhura me motin e keq në rajon janë regjistruar në Serbi, Bosnje-Hercegovinë, Republikën Çeke dhe Sllovakinë

Jepni mendimin tuaj