Facebook dhe sekretet e biznesit

Muajve të fundit janë ngritur shumë debate rreth asaj se sa shumë i përdorin punëtorët e korporatave të ndryshme rrjetet sociale në internet, e posaçërisht – Facebook’un.

Janë tri probleme që i shqetësojnë autoritetet e ndryshme në korporata, lidhur me këtë dukuri. Sigurisht se çështja e parë për të cilën ata brengosen, janë të dhënat sekrete të cilat janë të ndjeshme për kompanitë.

Prej fillimit të përdorimit të internetit, është llogaritur se bashkë me lehtësimet që i njëjti i sjell në komunikim, interneti bart edhe rrezikun për keqpërdorim, ose shpërndarje të informatave nga punëtorët brenda një kompanie të caktuar.

Ajo që është edhe më shqetësuese për menaxhmentet e korporatave është shpërndarja e pa-autorizuar e informatave sekrete, e cila gjë është vështirë për tu kontrolluar.

Një problem tjetër që vjen me përdorimin e rrjeteve sociale është edhe identiteti i kompanisë i cili mund të dëmtohet shumë lehtë nga çdo postim i gabuar në internet, madje edhe pse kjo shumicën e kohës bëhet nga konkurrentët ose njerëzit që kanë qëllime të caktuara në kompani.

Problemi i fundit, por jo për nga rëndësia është edhe ulja e produktivitetit të punëtorëve brenda korporatave apo kompanive të ndryshme nëpër botë.

Jepni mendimin tuaj