Foto te Jim Belushit dhe Valbona Selimllarit

Jim Belushi dhe Valbona Selimllari

Të gjithë të çmendur pas Jim Belushit

Por aktori i madh preferon Valbona Selimllarin

Jim Belushi ne Shqiperi

I thirrur si një i ftuar special në programin e përvitshëm të Vera Grabockës, “Dua më shumë Shqipërinë”, Jim Belushi mori gjithë nderimet e mundshme, si dhe admirimin e të gjithë të ftuarve në atë natë speciale. Meqë ishte edhe i ftuari më i rëndësishëm, ishte menduar që të lihej në fund, pikërisht aty ku kulmon një spektakël. Por Belushit të famshëm i ishte rezervuar një surprizë e veçantë, fjala e Presidentit Topi dhe dhënia e titullit “Nder i kombit” dhe më pas surpizën për të gjithë ne, na e bëri vetë ai, duke kënduar disa këngë të famshme në versionin e mirënjohur të “Blues Brothers”. Por me mbarimin e spektaklit nuk mbaroi gjithçka. Të gjithë nxituan të takohen me aktorin e madh e të bënin fotografi me të. Por duket se Belushi preferoi të kishte pranë miss-in e parë shqiptar, Vabona Selimllarin, të cilën e mbajti të përqafuar për minuta të tëra. Shumë fanse të Belushit dukeshin edhe bashkëshortja dhe vajzat e Presidentit Topi, të cilat kanë qeshur dhe duartrokitur gjithë kohën kur ai performonte në skenë. Po kështu edhe presidenti i “Tv Klan” Aleksandër Frangaj me të shoqen dukeshin të magjepsur nga Belushi. Në atë mbrëmje speciale duket se edhe spektatorët ishin të tillë, pasi në llozhat e para të binin në sy mjaft emra të njohur të artit dhe medias. Nuk mungoi edhe Arbana Osmani në spektakël, e cila ishte e shoqëruar me Olsin, djalin që u bë i njohur në “Big Brother”.

Burimi: Panorama Plus

Jepni mendimin tuaj