Artemisa Ozaj – Ardit Gjebrea me propozoi te jem partnerja e tij

image

Tashme të gjithë e dinë. Rikthehet në ekran Arditi, por kësaj radhe me një program maratonë, rreth 7 orë, i titulluar “E diela shqiptare”. Në intervista të ndryshme kemi mundur të zbulojmë disa detaje nga ky program
dhe në fakt mezi po e presim. Organizatorët premtojnë një “Domenica in” shqiptare, e cila nuk do t’i lërë asgjë mangut asaj italiane. Por nëse Ardit Gjebrea ka qenë aq bujar sa të na zbulojë shumëçka nga programi i tij më i ri, është treguar edhe shumë “koprac”, duke na e mbajtur të fshehur gjatë vajzën që do ta kishte në krah në prezantimin e këtij programi. Në fakt si një njohës i mirë i botës së show biznesit, Arditi e di se nuk tregohen të gjitha dhe menjëherë, pasi publikut i duhen zbuluar të fshehtat një nga një për të mos humbur
kurioziteti. Gjatë gjithë kësaj kohe ne kishim një pikëpyetje: Cila mund të ishte ajo vajzë që ia kishte mbushur mendjen për të ndarë me të këtë eksperiencë televizive? Dhe ja ku e zbuluam se Arditi nuk paska bërë shumë kërkime apo audicione për ta gjetur partneren e tij, pasi atë e ka fare pranë, madje pjesë të stafit të tij të punës prej katër vitesh. Dhe në këtë përzgjedhje të tij, mesa duket ai nuk do të provojë stërmundimin e të krijuarit të një personazhi televiziv nga e para, pasi Artemisa Ozaj, vajza e zgjedhur prej tij, ka patur një eksperiencë të mëparshme para kamerave. Në fakt ajo nis të merret me televizion që e vogël, duke prezantuar një program për fëmijë ku ndaheshin edhe dhurata. Më pas në të njëjtin ekran, në “Shijak tv” tashmë më e rritur, ajo prezanton programin muzikor 100% shqip. Artemisa duket se nuk e ka menduar asnjëherë se si do  të jetë e ardhmja e saj në ekran.

image
Thjesht e ka konsideruar atë një argëtim fëmijëror e më pas një trill adoleshence. E si mund t’i shkonte mendja që një ditë ajo do të ishte në ekran përkrah të famshmit Gjebrea?!

JETA PRIVATE E ARTEMISËS

Është e fejuar me Olsin, një djalë i prapakuintave të spektakleve, por shumë i njohur në rrethin e artistëve si një nga parukierët më të mirë të kryeqytetit. Olsi dhe Artemisa kanë qenë komshinj dhe ai dikur parukier i
ri (sot është 27 vjeç) ndër të tjera kishte edhe një kliente të vogël, Artemisën. Pas katër vitesh lidhje dhe dashuri, ata zyrtarizojnë lidhjen e tyre duke bërë fejesën. Artemisa vendos të vazhdojë shkollën duke lënë mënjanë ekranin. Por fati e solli që ajo të mos shkëputej përfundimisht, pasi në stafin e “Këngës Magjike” ishte edhe ajo, përkrah Olsit, i cili rregullonte flokët e këngëtareve, ndërkohë që Artemisa i trukonte ato. E pyetur se si e ka përjetuar këtë moment ku nga para kamera, tashmë ajo duhej të ishte mbrapa tyre,  rtemisa
tregon: “Sinqerisht e bëja me qejf punën e grimieres. Vajzat ishin të reja dhe nuk e kuptonin se truku i skenës ndryshon nga ai i jetës së përditshme dhe unë jepja kontributin tim.Edhe pse vetë kisha një eksperiencë televizive, nuk më rëndonte ky impenjim, pasi unë gjithçka e bëja për Olsin”. Ndërkohë në mendjen e Arditit po piqej ideja se Artemisa mund të ishte shumë më tepër se kaq. Një vajzë e bukur që artikulon mirë, që di të buzëqeshë edhe me sy, që ka  dhënë prova në ekran, ishin arsye të mjaftueshme për t’i ofruar asaj një vend nderi në stage. Po si është ndjerë Artemisa kur Arditi i ka propozuar për të qenë në
krah të tij. “Mbeta e shokuar, nuk e mendoja… E si mund t’i thuhej”jo” një ftese të tillë?!” Ndërkohë
gjatë këtyre viteve bashkëpunim, mes familjes së Ardit dhe Artemisës me të fejuarin e saj, kishte lindur një marrdhënie e fortë miqësore. Ata së bashku me miq të tjerë, kishin tre vite që i bënin pushimet në Turqi. E
gjitha kjo bën që Artemisa të mos e shohë Arditin me druajtjen eatij që ia njeh madhështinë vetëm nga ekrani, pasi ka fatin ta ketë edhe mik. Kjo mund t’ia bëjë akoma më të lehtë punën tek e “Diela shqiptare”.
image

OLSI NË FILLIM NGURRONTE

Artemisa shpjegon: “Olsi më ka njohur kur unë isha në ekran dhe nuk ka qenë kundër idesë për të vazhduar këtë karrierë, por ai nuk dëshiron që jetën private tonën ta ndajmë me të tjerët ashtu siç ndodh me personazhet e tjerë publikë. Mirëpo në fund pranoi”. Në fakt a ERMIRA SHPETMI ka filluar Artemisa të  ndjehet ndopak personazh Vip? “Unë nuk jam fare e panjohur, madje gjatë kësaj pauze në televizion, njerëz të panjohur më thonin “Kur do kthehesh?”. Por sinqerisht nuk e mendoj fare famën. Thjesht po bëj diçka që më pëlqen, ndërkohë që jam duke mbaruar studimet e mia për sociologji”. Tani që mësuam diçka
më shumë për partneren e Arditit, duke hyrë edhe në privatësinë e Olsit (i kërkojmë ndjesë), le të presim t’i shijojmë të dielën në drekë ku na premtohet njëqind për qind argëtim.

 

image

Burimi Panorama Plus

Jepni mendimin tuaj