Miss Tirana – Mbretëresha e Kryeqytetit 2008

miss tirana - Kryeqytet - vajza seksi

Spektakël Agjenci Karabashi me producent Alban Karabashin vjen për publikun shqiptar në edicionin e 9-të të konkursit të bukurisë kryeqytetase, “Miss Tirana 008” më 19 dhjetor. Të 8-ta miss-et të dala nga ky spektakël në vite, kanë pasur një karrierë mjaft të sukseshme,ku padyshim një pjesë e tyre janë bërë pjesë e botës së spektaklit, kinemasë e reklamave.

Bukuroshet tiranase kanë marrë pjesë në mjaft aktivitete kombëtare dhe ndërkombëtare. Kujtojmë këtu se në dhjetorin e kaluar u shpall fituese e “Miss Tirana” Almeda Abazi, e cila tashmë ka fituar edhe dy kurora të tjera, atë të “Miss Shqipëria 2008” dhe “Miss Globe International 2008”. Ajo dhe fituese të tjera gjatë kësaj kohe, janë trajnuar dhe menaxhuar pranë “Spektakël Agjenci Karabashi”. Tendenca e “Spektakël Agjenci Karabashi”, ka qenë gjithmonë që ” Miss Tirana” të bazohet në traditën, kulturën dhe etnografinë e Tiranës. Madje, një nga sfilatat e këtij spektakli do të jetë me kostume kombëtare popullore. Skenografia dhe ndriçimi aristik në “Miss Tirana” 2008 do të vijnë me një frymë kontemporane dhe surprizuese. Përsa i përket pjesëmarrjes së vajzave në këtë edicion të 9-të, ajo ka qenë mjaft e madhe. Vajzat e seleksionuara nga një juri profesionale, do të bëhen pjesë e një Show që “Spektakël Agjenci Karabashi” garanton për publikun shqiptar. Ato do të jenë protagoniste në çdo sfilatë ku do të përcillet spektakël dhe surpriza. Padyshim që inteligjenca dhe talenti i tyre do të vihen në provë duke krijuar performancë bashkëkohore. “Miss Tirana ” këtë vit do të shfaqet me një koncept të ri, me mentalitete të reja edhe përsa i përket kuadrit mediatik. Përsa i përket jurisë, emrat e anëtarëve nuk bëhen të ditur, por janë persona të mirënjohur të publikut mbarëshqiptar. Do të ketë mjaft çmime në këtë spektakël si “Miss Ekrani”, “Miss Miqësia”, “Miss Eleganca”, “Miss Kinemaja”, “Miss Buzëqeshja”, “Miss Inteligjenca” etj., për të shkuar tek çmimet e mëdha si mbretëresha e kryeqytetit “Miss Tirana 2008”. Spektaklit nuk do t’i mungojnë të ftuarit, personalitete nga brenda dhe jashtë vendit, për të vazhduar me videoklipe dhe etyde të guidës turistike të vajzave pjesëmarrëse në “Miss Tirana 2008”.

Panorama Plus

Jepni mendimin tuaj