Fyle: Shqipëria, progres për heqjen e vizave

Komisioneri evropian për Zgjerimin, Shtefan Fyle ka deklaruar gjatë seancës së PE për Shqipërinë, se vendi ynë ka bërë progrese në kuadër të procesit për liberalizimin e vizave. “Përshëndes rezolutën për Shqipërinë, e cila ka bërë progres në cështjen e liberalizimit të vizave. Propozimi për heqjen e vizave për Shqipërinë është pranuar”, ka pohuar Fyle.

Por zyrtari i lartë evropian ka nënvizuar se vendi ka ende kritere të tjera për të plotësuar, duke e vënë theksin tek lufta kundër dukurive negative dhe tek liria e medias.

“Shqipëria të zbatojë kriteret. Duhet bërë më shumë në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, trafikut të qënieve njerëzore, si dhe për përmirësimin e sistemit gjyqësor. Gjithashtu, duhet të forcohet edhe liria e medias pasi intimidimi i saj është tepër shqetësues”, është shprehur Fyle.

Më tej komisioneri ka kërkuar rikthimin tek dialogu nga ana e palëve politike në Shqipëri, si dhe ka rikonfirmuar mbështetjen e BE-së për integrimin e vendit në strukturat evropiane.

Jepni mendimin tuaj