Sanremo, fiton 20 vjecari Valerio Scanu

20 vjecari Valerio Scanu ka fituar Festivalin e Sanremos qe mbylli siparin edhe per kete vit. Me kengen “Per te gjitha heret”, djaloshi ka arritur te jete fituesi me i ri i festivalit me te vjeter. Talenti u zbulua ne show-n “Amici”, la pas gjithe konkurrentet e tjere, gje qe nuk u prit mire nga publiku. Fshkellimat filluan ne momentin kur u eleminua Irene Grandi dhe Simone Cristicchi, por shperthimi nga shkallet e “Ariston” ndodhi ne momentin e largimit te Malika Ayane dhe Noemi.

Nino D’Angelo i eleminuar qe ne mbremjen e pare, ka reaguar ashper, duke thene se kualifikime ne finale i treshes Pupo, Emanuele Filiberto e Luca Canonici ishte nje turp i vertete. Reagime te ashpra kane ardhur edhe Kengetare te tjere pjesemarres ne festival.

Jepni mendimin tuaj