Tym i bardhë në Kapelën Sistine – Argjentinasi Bergoglio eshte papa i ri

Papa i ri eshte argjentinas. Bergolio pritet te mbaje fjalimin e pare perpara njerezve te mbledhur ne qytetin e Vatikanit. Nga Kapela Sistine e Vatikanit doli tym i bardhë, që paralajmëroi se konklava e kardinalëve zgjodhi Papën e ri. Në Vatikan ushtuan kambanat për Papën e sapozgjedhur, kreun e 1.2 miliard katolikëve të botës.

Kolegji i Kardinalëve prej 115 vetash votoi sot disa herë për zgjedhjen e atij që do të zëvendësojë Papën e ri, i cili do t’i zerë vendin Benediktit të 16. Muajin e kaluar, Benedikti tha se nuk kishte forcën fizike për të kryer detyrat e kishës.

Rezultati i votimit në Kapelën Sistine, nën muralet e famshme të Mikelanxhelos ishte i paparashikueshëm dhe detyra e kardinalëve ishte e vështirë.

Ata duhet të zgjidhnin një papë të aftë për të spastruar nga njëra anë burakricinë e korruptuar të Vatikanit dhe nga ana tjetër për të rigjallëruar katolicizmin, në një kohë kur laicizmi është në rritje.

Sytë e njerëzve ishin drejtuar sot gjatë gjithë ditës nga oxhaku mbi Kapelën Sistine në pritje të tymit të bardhë.

Për zgjedhjen e Benediktit në vitin 2005, u deshën katër votime. Kësaj here, u deshën vetëm tre.

Një kandidat duhet të marrë dy të tretat e votave, ose 77 për t’u zgjedhur në krye të Kishës Katolike.

Jepni mendimin tuaj