Google Me rivali i ardhshëm i Facebook?

A është Google duke u përgatitur të lëshojë një shërbim të ngjashëm me Facebook? Kjo është thashetheme e ditës, të cilin themeluesi i Digg, Kevin Rose e ka postuar në Twitter. Sipas Rose, shërbimi i ri i Google do të quhet “Google Me”, dhe në një mënyrë, do të ofrojë një funksionalitet të ri në krijimin e profileve, i cili do të ishte si një rival për Facebook.

Nëse kjo është e vërtetë, kjo do të ishte hera e parë që Google ka lansuar një shërbim të ri që do të konkurronte me Web 2.0. Ndërsa Google ka edhe Google Buzz, për të cilin përdoruesit thonë se nuk i rrinë luajal, dhe se e tërë përmbajtja në këtë profil është vetëm një përsëritje e llogarisë së Twitter dhe RSS Feed.
Tani, pyetja është: çka do të ofrojë Google Me? Detajet e dhëna deri më tash, janë vetëm spekulime të pastra dhe asgjë më shumë se kaq. Mirëpo, duket se Google Me do të jetë një formë e freskuar e Google Profiles, e cila është e ngjashme me një faqe dhe profil për mini-biografi.
“Duke e ditur se për tu qasur në faqen e Orkut kërkohet llogaria e Google-it, dhe një llogari e Gmail është e nevojshme për Buzz, ne mund të supozojmë që rreth 200 milion përdorues të çdo shërbimi do të kombinohen në këto dy shërbime” shkruan Brad McCarty i Next Web.
Me zhytjen e gishtërinjve të Facebook në kërkimin në web, pritet që edhe kompania Google të futet në ujërat e rrjeteve sociale, ndërsa këto lëvizje do të jenë mjaft interesantë në një fushë betejë e cila po krijohet në muajt e ardhshëm.

Jepni mendimin tuaj