Grekët më dembelët në Evropë, më atraktivët suedezët

Në top listën e banorëve më dembelë të Bashkimit Evropian në krye u gjendën grekët dhe bullgarët derisa italianët dhe portugezët ndajnë vendin e tretë, njoftoi agjencia italiane e lajmeve Ansa.Hulumtimi i kryer nga Eurobarometer dëshmon se në së paku 15 shtete të BE-së “më shumë se 50 për qind e të anketuarve kurrë nuk merren me aktivitete fizike”.
Në top listën e vendeve me dembeli më të theksuar, ku të anketuarit në pyetjen nëse merren me sport e që janë përgjigjur “kurr딝, udhëheq Greqia, në të cilin shtet me sport nuk merren kurrë më shumë se 67 për qind e të anketuarve, ndërsa pas saj vjen Bullgaria me 58 për qind të të anketuarve të cilët s’janë të interesuar për aktivitete sportive.
Në vendin e tretë janë renditur Portugalia dhe Italia me 55 për qind e të anketuarve që nuk merren me aktivitete sportive.
Ndër banorët më fizik më atraktiv që merren me sport në BE janë banorët e Suedisë, prej të cilëve vetëm gjashtë për qind nuk merren me kurrfarë sporti, finlandezët (7 për qind “dembel딝), danezët (18 për qind) dhe Sllovenët (22 për qind).

Jepni mendimin tuaj