Industria e pornografisë kërkon të fitoj nga veçoria FaceTime e iPhone 4

Ishte vetëm çështje kohe para se industria e pornografisë të shfrytëzojë në favor të sajin veçorinë Face Time të iPhone 4.

Është në njëfar forme ligj i teknoogjisë: zhvillo pajisjen më të fundit teknologjike dhe industria e pornografisë do të gjejë një mënyrë sesi të fitoj të holla prej saj. Pra kur Apple prezantoi iPhone 4 dhe veçorinë për video konferenca Face Time, nuk u desht shumë që kompanitë e industrisë së argëtimit të të rriturve të zhvillojnë shërbime për video-sex chat dhe të fillojnë të punësojnë punëtorë përmes Craigslist.

Me më shumë se 3 milion celularë të shitur, industria e të rriturve e ka të shkruar fitim e majm të të hollave, edhe pse kjo ndoshta do të mund ta vendos në një pozit të palakmueshme Apple, që po tenton të mbaj të pastra aplikacionet e saja për iPhone.

Në së paku pesë qytete, reklamat e Craigslist kërkojnë modele të dedikuara për video-sex chat në FaceTime, dhe shumë prej këtyre reklamave premtojnë edhe një iPhone 4 pa pagesë për punëtorët e rinj.

FaceTime është një teknologji që iu mundëson përdoruesve të iPhone 4 të komunikojnë mes vete dhe të bëjnë biseda të drejtpërdrejta me video pëmes një rrjeti Wi-Fi duke përdorur kamerën e përparme të modelit të ri. Në një reklam për TV, një ushtar përdor këtë teknologji për të biseduar dhe parë gruan që gjendet larg prej tij.

Por Industria e pornografisë dëshiron që konsumatorët e saj të shijojnë momente në një mënyrë krejt tjetër me yjet e saja. Dhe gjersa teknologjia mund të jetë e re, ideja nuk është. Ofruesit e pornografisë kanë qenë adoptues të hershëm. Në vitet e 70-ta, kërkesat për video eksplicite në shtëpi shtynë shitje të mëdha të VCR-ve, dhe industria në fjalë ishte e para që përqafojë DVD-të. Madje ofruesit e përmbajtjeve për të rritur në internet, ishin edhe të parët që bënë shfrytëzimin e transmetimit të videove dhe pagesat online përmes kartelave të kreditit.

E për vite me radhë kamerat e montuara në kompjuter kanë ndihmuar që njerëzit të lidhen për takime online me video. Por lëvizshmëria dhe privatësia e një celulari e bënë FaceTime një fron të ri për industrinë. “Një celularë është diçka shumë intime, dhe zakonisht nuk ia ofroni askujt për huazim apo shfrytëzim” tha Quentin Boyer, një zëdhënës i Pink Visual, kompani për produkte për të rritur. Deri më tani kamerat kanë mundësuar që të shihet vetëm performuesi, por me FaceTime gjërat do të ndryshojnë.

Ngritja në këtë mënyrë e veçorisë FaceTime e vendos Apple në një pozitë të palakmueshme. Konkurrentët e saj kanë produkte që lejojnë video biseda, siç është për shembull HTC Evo 4G. Por Apple ka bërë zhurmë të madhe duke mbajtur aplikacionet që po i shet përmes iTunes të pastra. Apple ka refuzuar aplikacione libra që kanë përmbajtje seksuale dhe satirë politike. Por ka pasur edhe disa aplikacione që janë pranuar pas rishikimeve, por Apple ka mbajtur një rregull strikte: Jo pornografisë!. Por FaceTime nuk është një aplikacion i jashtëm por është një prej veçorive kryesore të iPhone.

Edhe grupet këshilluese kanë thënë se teknologjia FaceTime do të mund të lidh fëmijët me pornografi apo predatorë. Prindërit mund të vendosin kompjtuerin e shtëpisë në dhoma ku mund të kontrollojnë qasjen në internet, por celularët mund të shkojnë kudo. “Për fat të keq, edhe fëmijët e edhe ofruesit e pornografisë janë gjithnjë një hapa para prindërve kur bëhet fjalë për teknologji” tha Donna Rice Hughes, presidente e Enough is Enough, një grup për siguri të fëmijëve. Apple në anën tjetër ka thënë se njerëzit mund të përdorin këtë teknologji me këdo që bisedojnë, dhe prindërit mund të ndalin këtë veçori. Por Hughes ka thënë se do të ishte më mirë nëse prindërit do të kishin mundësi të krijonin një “listë të sigurt딝 të personave që mund të kontaktojnë fëmijët e tyre.

Për industrinë e pornografisë FaceTime mund të jetë më shumë se një medium tjetër. Ai mund të ndryshojë biznesin. Për shembull për punëtorë të pavarur për sexchat, kjo do të thotë më shumë të hyra sepse do të dorëzojnë më pak tek shërbimet me bazë në kompjuterë. Por vet FaceTime paraqet një sfidë. Ajo kërkon që të dy palët të kenë numrat e celularëve të njëri tjetrit, gjë që mund të ekspozojë punëtorët e video-chat në thirrje të padëshirueshme nga klientët e tyre. Dhe një pengesë tjetër është kamera që është dizajnuar në mënyrë të veçantë për biseda fytyrë-me-fytyrë.

“Ju mund ta vendosni celularin në fytyrë, në pjesë tjera të trupit por jo në të dyja në të njëjtën koh딝 tha Teagan Presley, që është aktor në filma për të rritur dhe performon në video-chat. “Shumica e konsumatorëve dëshirojnë pakon e plotë, dhe kjo do të jetë e vështirë kur mban një celular딝.

Jepni mendimin tuaj