Të pastrojmë Shqipërinë – 22 Nëntor

Cfare eshte ta Pastrojme Shqiperine ne Nje Dite?
Levizje rinore qe ka per qellim te mobilizoje Shqiptaret te bashkohet ne nje aksion vullnetar Nje Ditor me qellim pastrimin e vendit tone nga mbeturinat qe jane te hedhura ne rruge, parqe, lumenj, liqene e kudo. Kjo levizje kete vit daton ne 22 Nentor 2013.

A mund te behem pjese e juaja?
Ta pastrojme Shqiperine eshte nje aksion gjithperfshires dhe cdo kush mund ti bashkohet ketij aksioni. Kredoja jone eshte: A mund ti bejme te gjithe Shqiptaret bashke per nje qellim te vetem?- Te pastrojme vendin nga mbeturinat e hedhura vend e pa vend!

Ku duhet te marr me shume informacion rreth pjesmarrjes sime?
Kudo ku te gjeni emrin Ta Pastrojme Shqiperine: Ne faqen tone ne Facebook Ta Pastrojme Shqiperine Ne website www.greenline.al Ne Tv, Radio gjate gjithe fushates qe i paraprin dites se Aksionit! Qendroni online per te mesuar si do organizohemi ne 22 Nentor 2013.

Cfare duhet te bej une ne 22 Nentor 2013?
Ti bashkohesh grupit te vullnetareve te qytetit, komunes, fshatit, lagjes tende! Te marresh nje pale dorashka plastike, disa qese te zeza dhe te fillosh te mbledhesh mbeturinat qe ndosin zonen ku ti banon, parkun ku ti pushon, shkollen ku ti studion.

Manuali për Ditën e Aksionit

Parathënie
Nëpërmjet këtij projekti ne duam të pastrojmë grumbullimet ilegale të mbeturinave nga zonat natyrore në të gjithë vendin në një ditë. Grumbullimet ilegale të mbeturinave që do të identifikohen dhe të pastrohen gjatë kësaj fushate, janë ato të cilat janë hedhur në zonat natyrore nga qytetarët (shtetasit vendas apo turistë). Ne nuk do të ndërhyjmë në zonat ku mbeturinat janë depozituar në mënyrë sistematike (në këto zona do të pastrohet me ndërhyrje e Ushtrisë dhe strukturave të specializuara). Zonat të cilat janë pjesë e targetit tonë mund të jenë në tokë dhe në ujë.
Ashtu si edhe në aksion e organizuar në Estoni në vitin 2008 (vend I cili është iniciatori I lëvizjes botërore) dhe atyre të organizuar në 107 shtete të botës, aksoni në Shqipëri nënkupton përfshirjen e qytetarëve, autoriteteve qëndrore dhe lokale, kompanitë private, ndërrmarrjet e pastrim gjelbërimit, operatorët e grumbullimit të mbeturinave legale, figura publike, dhe mediat në mënyrë që të mobilizojë të gjithë popullin dhe ti ftojë të gjithë të dalin jashtë për të pastruar mbeturinat në ditën e caktuar sipas planit të përgatitur nga lëvizja “Ta Pastrojmë Shqipërin딝.
Në Shqipëri dita kombëtare e aksionit është caktuar 22 Nëntor 2013.
Sipas objektivave afatgjata, projekti propozon që qytetarët të jenë më të përgjegjshëm ndaj mjedisit dhe të bashkëpunojnë me autoritetet, në mënyrë që të gjithë së bashku të përmirësojmë infrastrukturën dhe sistemin e gjobave.
Materiale / Pajisje

E Detyrueshme (secili ekip duhet të ketë këto)
“ Veshje sportive (T shirt / bluzë dhe pantallona të rehatshme, mundësisht të gjata)
“ këpucë sportive (atlete ose këpucë-rezistente ndaj ujit, çizme gome, këpucë mali)
“ Të paktën njëri nga anëtarët duhet të ketë një çantë shpine e cila duhet të përmbaj ushqim, ujë, kapele, alkool medicinal dhe garza, lokoplastë dhe gërshërë.
Do të ofrohen nga levizja “Ta Pastrojmë Shqipërin딝 – brënda mundësive

  • Thasë plastik
  • Dorashka
  • Harta e mbeturinave (pikat ku do të pastrohet)
  • Manuali i vullnetarëve
  • Udhëzime sigurie
  • Transporti i vullnetarëve

Rekomandime

Mjetet e transportit (të nevojshme për të arritur në pikat e lokalizuara gjatë proçesit të hartizimit: zonat që do të pastrohen)
“ Do të na ndihmonte me organizimin në qoftë se ju mund të vini të “shoqëruar” nga një makinë me një rimorkio ose çdo lloj automjeti tjetër që mund të përdoret për transportin e thasëve me mbeturina, nga pikat ku janë mbedhur deri te pikat e para-caktuara (Flag Stations) (nga ku ato do të mblidhen nga operatorët e grumbullimit të mbeturinave, nga mbledhësit, ricikluesit, etj.)
“ Nëse ju mundeni , ju lutem merrni me vete nga një palë doreza (latex) dhe thasë mbeturinash te tipit (120 litra, 5 mikron të trasha).
Ju mund t’i gjeni në çdo supermarket apo dyqan lagjeje – Kostoja e përafërt – 120 LEK.

Si të sillemi gjatë aksioni të pastrimit

Para Ditës së Pastrimit
Pas mbarimit të “Hartës së Mbeturinave”, udhëheqësit e ekipeve të regjistruara do të jetë në gjendje të zgjedhin “Pikat e Regjistrimit” (në varësi të limitit të vullnetarëve të nevojshëm për secilën pikë), nga ku ata do mund të shkojnë në vënd grumbullimet ilegale që ata do të pastrojnë me Ekipet e tyre. Këto “Pika Regjistrimi” do të krijohen pas dates 12 Nëntor dhe do të komunikohen në të gjithë vendin.
Vullnetarët që janë regjistruar në faqen e internetit dhe nëpërmjet formularëve të posaçëm, do të kontaktohen (me e-mail) para ditës së “Aksionit” dhe do të marrin të gjithë informacionin e nevojshëm në lidhje me programin e kësaj dite.
Dita Pastrimi

1. Në orën 08:00 përfaqësuesit lokalë të ekipit organizues do të arrijnë në secilën “Pikë Regjistrimi” (postuar në faqen e internetit).
2. Sipas udhëzimeve të marra përmes postës elektronike, vullnetarët takohen më 22 Nëntor në orën 08:30 në pikën e regjistrimit të zgjedhur (në rast se ju vini me makinë, ju lutem parkojeni atë sipas ligjit).
3. Në pikën e regjistrimit do të zhvillohet:
“ Regjistrimi i vullnetarëve që nuk janë të regjistruar në faqen e internetit (08:30 – 09:30);
“ Formimin e ekipeve, me ata që janë të regjistruar dhe nuk kanë asnjë ekip dhe ato ekipe që kanë më pak e 5 anëtarë (9:30-10:00).
“ Vullnetarët plotësojnë dhe nënshkruajnë formularin e regjistrimit.
4. Përfaqësuesi lokal duhet të verifikojë se çdo i mitur është shoqëruar nga një i rritur i cili duhet të
nënshkruaj një deklaratë për pjesëmarrjen e të miturit (shih shtojcën 2).
5. Pasi nënshkruajnë formularin e regjistrimit dhe janë pajisur me qese mbeturinash dhe doreza, ekipet shkojnë dhe fillojnë pastrimin.
6. Ekipet që nuk kanë zgjedhur grumbullimet në internet dhe gjithashtu ata vullnetarët që nuk ishin regjistruar në internet do të marrin pikat e regjistrimit me grumbullimet e mbeturinave ku do të pastrojnë.
7. Rreth orës 15:00 makinat e partnerëve të akionit do të mbërrijnë në pikat e përkohshme të grumbullimit dhe do të tërheqin thasët e grumbulluar(partnerët e aksionit do të jenë: ndërmarjet e pastrimit, mbledhësit, recikluesit, etj). Ata do vazhdojnë të mbërrijnë deri në orën 18:00.
8. Ekipi mund të zgjedhi pika të reja për të pastruar në rast se ekipi e përfundon pastrimin e pikave të zgjedhura më shpejtë (ata duhet të kthehen në pikën e regjistrimit për këtë).
9. Në orën 15:00 aksioni do të ndalet dhe vullnetarët raportojnë se çfarë pikash ata kanë pastruar dhe % e çdo grumbulli të zgjedhur. Raporti mund të bëhet në 2 mënyra:
“ fizikisht në pikën e regjistrimit, duke plotësuar një formular
“ nëpërmjet një mesazhi SMS. Mesazhi do t’i dërgohet përfaqsuesit të “Ta Pastrojmë Shqipërin딝 nga personi I kontaktit I ekipit / lideri i ekipit (numri i telefonit do të jetë në dispozicion në pikën e regjistrimit).
SMS text: Emri i personit të kontaktit / liderit, numrin e anëtarëve të ekipit, nr.
pikave të caktuara, nr. E pikave të pastruara, nr. E thasëve të mbledhur
Shëmbull: Arben Cani, 6 anëtarë, 7 pika të caktuara, 6 pika të pastruara, 50 thasë.

Përgjegjësitë e udhëheqësit të ekipit
Udhëheqësi është personi që koordinon ekipin, është përgjegjës për të gjithë anëtarët e ekipit dhe përfaqëson lidhjen midis koordinatorëve të projektit dhe ekipit të vullnetarëve. Të gjitha informatat që duhet t’u shpërndahen anëtarëve të një ekipit do ti jepen udhëheqësi të ekipit.

Mbledhja e diferencuar e mbeturinave.
Në rast se vullnetarëve do t’ju komunikohet në pikën e regjistrimit se ata do të bëjnë mbledhje të diferencuar të mbeturinave, ajo do të jetë për këto kategori:
“ Plastike, gome
“ Qelq & Metal
“ Letër
“ Materiale ndërtimi (vetëm nëse do të komunikohet në pikën e regjistrimit)
Shënim: Kategoritë e mbetjeve që do të mblidhen mund të ndryshojnë në varësi të bashkëpunëtorëve të cdo qarku/qyteti. Numri maksimal I rekomanduar për tu mbledhur është 4 thasë për vullnetar.

! Kujdes

  • Vullnetarët nuk duhet ta vënë veten në rrezik (mos rrezikoni jetën tuaj nëpër shkëmbinjë, vëmendje maksimale me objekte të mprehta, substanca toksike, copa druri apo çfarë do materiale të tjera në pozicione të pabalancuara, që mund të shkaktojnë rrëzimin e grumbullimit të mbeturinave)
  • Vullnetarët nuk do të hyjnë në mes të mbeturinave. Pastrimi duhet të filloj nga anash dhe do të vazhdojë deri në qëndër.
  • Vullnetarët do ti prekin mbeturinat vetëm kur janë të pajisur me doreza – MOS PREKNI bateri, predha apo municione të çmontuara (shih figurën), kuti helmesh apo substanca toksike.
  • Vullnetarët duhet të manovrojnë me kujdes mbeturinat që janë të mprehta dhe mund të shkaktojnë prerje.

Situata të veçanta

“ kufoma njeriu: në rast se zbuloni një trupë njeriu, njoftoni menjëherë Policinë në numrin 129 dhe policia e vendit ku u zbulua do të marrë përsipër situatën. Gjithashtu, një përfaqësues Ta Pastrojmë Shqipërinë do të informohet. Për këtë ekip, aksioni I pastrimit përfundon.
“ predhat çmontuar: në rast se ju të zbuloni një objekt shpërthyes (gjyle, predha, granata apo municione të ndryshme, etj), vullnetarët duhet të mbajnë distancën dhe të njoftojnë menjëherë Policinë në numrin 129. Këto objekte nuk do të zhvendosen në asnjë rrethanë! Një përfaqësues I Ta Pastrojmë Shqipërinë do të informohet për situatën.
“ Aksidentet: në mënyrë që të shmanget çdo lloj aksidenti është e rekomandueshme që vullnetarët të ndjekin në mënyrë rigoroze rregullat e sigurisë. Është e preferueshme që vullnetarët të kenë një çantë të ndihmës së shpejtë për aksidentet e mundshme të vogla që mund të ndodhin gjatë procesit të pastrimit. Në rast të një aksidenti të rëndë, telefononi 129 dhe të informohet menjëherë edhe një përfaqësues I Ta Pastrojmë Shqipërinë.
Mohim
Të rinjtë nën moshën e lejuar mund të marrin pjesë në aksionin e madh të pastrimit, por ata duhet të merren nën përgjegjësinë e të rriturve.
Vullnetarët e regjistruar për aksionin e pastrimit, përfshihen në përgjegjësinë e tyre të plotë. Ata kanë detyrimin për të lexuar këtë manual dhe aneksin me udhëzimet e sigurisë për tu informuar mbi të gjitha detajet lidhur me aktivitetet e pastrimit. Ekipi i “Ta Pastrojmë Shqipërin딝 nuk është përgjegjës për aksidentet që mund të rezultojnë si pasojë e mos ndjekjes se udhëzimeve të ofruara.
Vullnetarët kanë detyrimin që të mos vënë veten në rrezik; ndonjë plagë apo lëndim që vullnetarët mund të marrin, nuk do të fajsohen organizatorët.
Në rast të një situate të veçantë, ky manual dhe udhëzimet e sigurisë do të ndiqen saktësisht.

Jepni mendimin tuaj