Murinjo: E meritoj ”˜Topin e artë’, por nuk ma japin trajnerët e tjerë

Trajneri i Real Madridit, Hose Murinjo ka deklaruar se ai e meriton çmimin Topi i artë që ndahet muajin e ardhshëm. Besoj fuqishëm se e meritoj atë çmim, por kjo ndjenjë nuk do të ma sjellë atë.

Në Itali kanë qenë dy çmime për trajnerë, njërën e kanë dhënë kolegët, kurse tjetrën futbollistët. Në anketën e dytë fitova me 88 përqind të votave, kurse në anketën e trajnerëve mbeta duarthatë. Për këtë arsye mendoj se nuk do ta fitoj ”˜Topin e artë’, sepse ky çmim bazohet në votat e trajnerëve”, ka theksuar Murinjo.

Strategu portugez edicionin e kaluar arriti një sukses historik me Interin, duke fituar titullin e kampionit në Serie A, Kupën e Italisë dhe Ligën e Kampionëve. Megjithatë, ai mendon se këto trofe nuk do të mjaftojnë që kolegët e tij t’i japin votën për t’u kurorëzuar me çmimin ”˜Topi i artë’.

Jepni mendimin tuaj