Flokët, pasqyrë e shëndetit

Flokët, ashtu sikurse edhe thonjtë apo lëkura janë pasqyrë e shëndetit. Brishtësia, dobësia dhe djegia e tyre mund të shkaktohen nga patologji të ndryshme të organizmit. Flokët e hollë mund të jenë pasojë e anemisë. Kush ka këto probleme duhet të mbajë nën kontroll nivelin e hekurit, rruazat e kuqe, hemoglobinën në gjak. Anemia kurohet sipas rastit. Kujdes duhet treguar me dietat dhe ushqimet që garantojnë sasinë e duhur të hekurit. Duhet konsumuar mish pa dhjamë, zarzavate, fruta të thata, brokoli, spinaq, ushqime të pasura me vitamina C, si kiwi, portokalli dhe speci.

Nëse keni rënie flokësh, këto mund të jenë pasojë e një patologjie. Duhet parë se në cilën zonë të kokës bien më shumë. Nëse zona më e goditur është ajo e thëmthave, atëherë problem mund të jetë fshikëza. Nëse humbja më e madhe është në zonën qëndrore, atëherë mund të jenë probleme të zorrëve.

Flokë të thatë, të dobët që kanë tendencë të bien, mund të jenë simptomë e patologjisë së tiroideve.

Nëse kërkoni të gjeni shkakun e problemeve me flokët, atëherë fillimisht nënshtrojuni analizave të gjakut.

Jepni mendimin tuaj