Obama: Bin Laden është vrarë

Numri një i Al Kaedes, Osama Bin Laden është vrarë nga trupat amerikane në Pakistan.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, e ka dhënë këtë lajm në një fjalim për kombin.

“Osama bin Laden u vra. Drejtësia u vu në vend”, deklaroi presidenti amerikan Obama në një fjalim të drejtpërdrejt për kombin e tij dhe për të gjithë botën.

“Këtë mbrëmje jam në gjendje që t’ju njoftoj amerikanëve dhe të gjithë botës se trupat tanë kanë kryer një operacion dhe kanë vrarë Osama bin Laden, liderin e Al Kaedës”, u shpreh Obama.

Presidenti deklaroi se muaj më parë është informuar për vendndodhjen e saktë të kryeterroristit. “Vetëm një javë më parë kishim informacionet e plota dhe të bindshme për të vepruar. Një grup i vogël agjentësh amerikanë kanë vepruar me kurajo të madhe, duke realizuar me sukses aksionin duke evituar viktima mes civilëve”, tha Obama.

Jepni mendimin tuaj