Shkarkon 24 këngë nga interneti, gjobitet me 1.5 milion dollarë

Shkarkimi i 24 këngëve në mënyrë pirate nga interneti i ka kushtuar shtrenjtë një gruaje nga Minesota në Shtetet e Bashkuara.

Xhemi Tomas Raset është gjobitur me 62, 500 dollarë për çdo këngë të shkarkuar, që në total kap shifrën e 1 milion e gjysmë dollarë.

Vendimi u mor nga një gjykatë apeli në SHBA. Por ndryshe nga rastet e mëparshme, Tomas ka kundërshtuar vendimin e gjykatës duke u shprehur se nuk ka për ta paguar asnjëherë gjobën, ndryshe nga rastet e mëparshme të gjobitjes së piraterisë, që gjithësesi nuk kanë qenë në këto shifra.

Jepni mendimin tuaj