Atleltico Madridi Fiton Kupen e Pare Europa League

[h=2]EL, triumfon Atleltico[/h]

Atleltico Madridi ka fituar trofeun e Europa League, pas fitores prej 2-1 kundër befasisë së sivjetme në këtë garë, Fulham.
Skuadra spanjolle kaloi e para në epërsi pas një aksioni të ndërtuar ndërmjet Reyes, Aguero dhe Diego Forlan, dhe ishte ky i fundit që mposhti portierin Schwarzer (32’).
Mirëpo, kaluan vetëm pesë minuta dhe anglezët barazuan shifrat, kur topi arriti me fat te Simon Davies, i cili shënoi nga afërsia për rezultatin 1-1 (37’), i cili ishte i fundit për pjesën e parë.
Përkundër lojës dinamike që u zhvillua, në pjesën e dytë nuk pati gola, ashtu që skuadrat shkuan në vazhdime për të vendosur fituesin.
Në fraksionin e dytë të vazhdimeve, Atletico Madridi u treguar skuadër efikase, ndërsa ishte sërish uruguaiani Forlan që shënoi golin e dytë dhe të fitores për ekipin nga kryeqyteti spanjoll (116’).
Përkundër humbjes, Fulhami duhet të krenohet me suksesin e arritur në këtë garë, pasi që në rrugëtimin e vet drejt finales arriti të eliminojë skuadra të mëdha evropiane.

Burim Video: Top-Channel

Jepni mendimin tuaj