Të gjitha femrat e Nasit (Portokalli)

nasi-portokalli-femra-hot

Në fakt e kemi fjalën për aktorin e mirënjohur të humorit, Gazmend Paja, por që njihet nga publiku më së shumti me emrin e protagonistit që luan, Nasi Gjymit. Bir i një aktori shumë të famshëm, Luftar Paja. Gazi u pranua nga publiku dhe u pëlqye që me daljet e para, jo thjesht se ishte djali i këtij aktori por edhe për talentin e tij të spikatur. Kështu ai shumë shpejt u bë një nga aktorët më të pëlqyer të programit humoristik “Portokalli”.

Por natyrishtr edhe jeta e tij jashtë “Portokallisë” ka kuriozitet për ne. Në një nga këto ditë kur puna ka nisur për edicionin e ri të programit, Gazi u kap nga paparaci ynë në një nga rrugët kryesore të Tiranës duke dalë nga një bar dhe duke u futur tek makina etij. I veshur sportiv si të gjithë bashkëmoshatarët e tij, Gazi binte në sy edhe për një arsye tjetër, sepse ishte i shoqëruar edhe nga disa femra shumë simpatike të cilat u futën tek makina e tij. Kjo është fama, të jep gjithçka.

PanoramaPlus

Jepni mendimin tuaj