Shkodër, ulet numri i sipërfaqes së përmbytur

Qarku i Shkodrës hyri sot në ditën e 13 të përmbytjeve. Ndalimi i reshjeve te shiut, ka kthyer tek banoret e zonave të përmbytura shpresën për normalizimin e situatës. Kreu i shtetit, ambasadoret Withers, Lohan, e Montobio inspektuan sot paradite zonat e permbytura. Topi: “Monitoruam sigurine kombetare. Optimist se situata po shkon drejt normalizimit” . Ambasadoret premtojne ndihma dhe asistence per rehabilitimin e zonave te permbytura. Bie niveli i ujit në Shkodër. Sot rreth 9340 ha tokë nën ujë, nga 11.400 të djeshmet.

Jepni mendimin tuaj