Vizat, rrezohet kushti per Shqiperine

Liberalizimi i vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën ka marrë një sinjal pozitiv paraditen e sotme.

Komisioni për Lirite Civile, Drejtesi dhe Punet e Brendshme miratoi me 49 vota pro dhe 2 abstenime projektrezoluten e eurodeputetes Tanja Fajon qe parashikon liberalizimin e vizave per shtetasit e Shqiperise dhe Bosnjes.

Komisioni hodhi poshte amendimet e propozuara nga eurodeputeti hollandez Daniel Van der Stoep qe t’i kerkohej Shqiperise dhe Bosnjes terheqja nga Konferenca Islamike si kusht per liberalizimin e vizave.

Ne kete mbledhje komisioni votoi edhe për opinionin e miratuar nga komisioni i Jashtëm, në të cilin thuhet se ky proces duhet të kryhet sa më shpejt. Parlamenti Europian pritet te diskutoje kete rezolute ne datat 6 dhe 7 tetor dhe pas nje muaji do te jene ministrat e Brendshem te Bashkimit Europian qe do rekomandojne heqjen e vizave per shtetasit e Shqiperise dhe Bosnjes.

Jepni mendimin tuaj