Djali i Karatesë – The Karate Kid me Jachie Chan

Së shpejti në kinema vjen versioni remake “The Karate Kid” ose siç quhet në shqip Djali i Karatesë. Rolin e Daniel Larusso do ta luaj Jaden Smith (djali i Will Smith) ndësa Jachie Chan është zoti Han, pra ai që do të ndihmoj djaloshin të mësoj artin e Kung Fu, në vend të maestro Miyagi. Filmi pritet në sallat e kinemasë verë 2010.

Në filmin The Karate Kid prodhuar nga Columbia Pictures, Dre Parker, një 12 vjeçar nga Detroit detyrohet të zhvendoset në Kinë për shkak të punës së nënës. Dre fillon të ketë simpati për shoqen e klases Mei Yin, por dallimet kulturore e bejne këtë miqësi gati të pamundur.

Për t’i bërë gjërat edhe më keq shfaqet Cheng, si i forti klasës, i cili bëhet xheloz për ndjenjat e Dre. Pa miq dhe në një vend të huaj, Dre nuk ndihet i qetë në qoftë se nuk është me z. Han (Jackie Chan), përgjegjës për mirëmbajtjen e apartamenteve, i cili është gjithashtu dhe një mjeshtër kung fu.

Han i meson djalit se fu kung nuk është vetem një disiplinë me grushta, por duhet pjekuri dhe te ruash qetësinë, Dre kupton se do të përballet me aventurën me të veçant të jetës së tij.

Trailer i Karate Kid:

Jepni mendimin tuaj