Vegla që ju kursejnë para, kohë dhe të ruani të dhënat

Secilit prej nesh i pëlqen të kursejë dhe këto tre aplikacione pa pagesë mund të ndihmojnë.

Në fillim kemi një mjet për të shpëtuar të dhënat e humbura. Më pas vjen një program i cili shfrytëzon miun për të kursyer shkrimin me tastierë. Së fundmi, provuam një shtesë për Firefox, e cila ju mbron nga rrjetet e reklamave në internet. Nëse i pëlqeni aplikacionet, mund edhe t’u dhuroni diçka autorëve të tyre për t’i nxjerrë nga situata.

DiskDigger

DiskDigger është më shumë se një program i zakonshëm i rikthimit të skedarëve. Ky program i çmuar, që ofrohet falas, rikthen të dhënat e humbura sektor pas sektori nga hard disqe, pajisje USB etj. (Mendoni për sektorët si kuti të vogla që përmbajnë të dhëna të vendosura në rreshta apo rrathë në diskun tuaj)
DiskDigger nuk mund të ishte më i thjeshtë në përdorim; thjesht zgjidhni diskun, veçoni llojet e skedarë që duhen rikthyer (dokumente JPG, MP3 etj.) dhe më pas shtypni Next. Unë kisha në dorë një hard disk të ri, të copëzuar në particione, për të testuar DiskDigger dhe të jem i sinqertë nuk prisja që një program pa pagesë do të mund të njihte diskun, lëre pastaj të nxirrte të dhëna të humbura prej tij. Testova DiskDigger brenda VMWare Virtual Machine dhe megjithëse nuk i njohu disqet virtuale, ai gjeti diskun e paformatuar. Për më tepër, gjeti në të dokumente dhe i riktheu ato siç duhet.

Shkarko DiskDigge

Mouse Wrangler

Mouse Wrangler e shtyn miun tuaj të kryejë disa nga veprimet të cilat normalisht i merr përsipër tastiera. Me këtë aplikacion të vogël pa pagesë mund të bëni gjëra si të hapni një program të caktuar apo të simuloni butona dhe kombinime të tyre (si p.sh. -C) duke mbajtur butonin e djathtë të shtypur dhe duke lëvizur miun.
Mund të jeni familjarizuar më parë me përdorimin e miut për të simuluar tastierën, në shfletuesin Opera apo në shtesën për Firefox FireGestures. Mouse Wrangler punon në mënyrë të ngjashme. Në konfigurimin e programit për shembull, mund të vendosni që të hapni Internet Explorer kur ju mbani shtypur butonin e djathtë të miut dhe e lëvizni miun majtas e pastaj djathtas. Mund të programoni veprime të cilat funksionojnë me çdo aplikacion dhe mund të krijoni veprime që përdoren vetëm në një program specifik.
Përdorimi i veprimeve të miut mund ta bëjë punën në Windows shumë më të shpejtë dhe Mouse Wrangler është një mënyrë e pakushtueshme për t’i përdorur ato me çdo program.

Shkarko Mouse Wrangler

TACO

Nëse jeni si pjesa më e madhe e njerëzve, atëherë nuk jeni shumë i kënaqur me mendimin se rrjetet publicitare mund të gjurmojnë lëvizjet tuaja në internet dhe potencialisht të ndërtojnë një profil të pëlqimeve dhe mospëlqimeve tuaja. Kjo shtesë pa pagesë për FireFox mban larg shumë rrjete të tilla. Targeted Advertising Cookie opt-out (TACO) shton disa cookie në hard diskun tuaj, të cilat ndalojnë 28 rrjete të ndryshme të mbledhin informacione mbi ju. Si rezultat, reklamuesit nuk do të jenë në gjendje të monitorojnë aktivitetin tuaj në web.
Mos pritni të shikoni një ndërfaqe për këtë shtesë – thjesht instaloni programin dhe ai do të vendosë cookie-t në hard diskun tuaj. Nëse jeni përdorues i Firefox, TACO ia vlen një provë. Në këtë betejë cookie-kundër-cookie, ato të TACO-s janë në anën tuaj.

E gjeni tek Add-ons Mozilla Firefox

Jepni mendimin tuaj