Studentët shqiptar ne Greqi festojnë ditën e dëshmorëve

Ditën e dëshmorëve të kombit festuan në Greqi emigrantët Shqipëtar duke organizuar aktivitete të ndryshme me muzik dhe vjersha Shqipëtare. Data e 5 majt, u festua nga Shqipëtarët ne c’do cep te Greqis. Me shoqatën «Studenti» të jetë ajo që ka terhequr veshtrimet e të shumtëve ku midis të tjerave studentë Shqipëtar paraqitën historin e disa dëshmorëve, midis tyre, Mic Sokoli, Qemal Stafa, dhe Adem Jashari.

Emigrantët e rinjë duke pasur për armaturë njohurit por edhe dëshirën e nevojshme organizuan nje shfaqje ku ne fund te saj dashuria për Atdhe ishte e vetmja ndjenj ne sallë. Ata kujtuan njerëzit që dhanë jetën e tyre për atdheun. Për Shqipërin 98-vjet më par, por edhe për Kosovën.

Hymni Shqipëtar bëri sallën te «shperthente» nga duartrokitjet e forta të dëgjuesëve. Pak më përpara ata po flisnin për parullat e ushtrisë Greke që u dëgjuan ne kryeqytetin e shtetit fqinj. Atje ku oficerë të shtetit Grek quajtën Shqipëtarët «derra».

Ky veprim vetëm shpresa mund te lind për diasporën Shqipëtare e cila falë disa Atdhedashur duket se nuk ka vdekur akoma. «Ne muund te bëjm shumë gjëra te bukura që të lidhim emigrantët Shqipëtarë midis tyre», thanë anëtarët e shoqatës «Studenti», dhe vazhduan « kjo gjë mundë te bëhet me e thjeshtë neqoftëse Ambasada e shtetin tonë na jep një dorë, dhe nuk flasim për anën ekonomike».

Shoqata Studenti, ne statusin e së cilës si pik kryesore është mbrojtja e indetitetit kombëtar, u krijua në Nëntor te vitit kaluar me qëllim bashkpunimin e te rinjve Shqipëtar.

S.lamaj

Jepni mendimin tuaj