Rozana mike me Inen edhe pas ndarjes se saj nga Poli

image

Ja dy vajza shumë të njohura të cilat nëse iu themi se i kemi fotografuar vetëm një javë më parë, mbase nuk do ta besoni. Ina e “Big Brother” dhe Rozana Radi janë fotografuar nga paparaci ynë të premten e kaluar tek “Magic 4”, një nga pubet më të mira të Tiranës.

image

Dy vajzat janë gjendur rastësisht në të njëjtin lokal, pasi kishin ardhur aty me shoqëritë e tyre. Dihet tashmë që Rozana është vajza e tezes së Polit e ky i funidt ish i dashuri i Inës. Mesa duket kjo ngjarje nuk i pengon aspak vajzat që të takohen me njëra tjetrën si dy mikesha. E nëse komentojmë pak pamjen e tyre, Ina tashmë nuk është bionde. Ajo ka prerë flokët me baluke dhe i ka errësuar. Ndërkohë Rozana duket se nuk ka gjetur rehat me flokët kafe të cilat në fakt i shkonin shumë dhe është bërë përsëri bionde. Edhe një gjë tjetër. Nuk e dimë pse nuk i pëlqen gjoksi i saj Rozanës, pasi në këtë dekolte duket shumë shumë bukur. Padyshin që atë natë ajo ka tërhequr shumë vemendjen e klientëve edhe për shkak të dekoltesë së saj.

Panorama Plus

Jepni mendimin tuaj