Firefox 3.6 Eshtë Gati

Versioni final i Firefox 3.6 është paraqitur dhe thuhet se do të sjellë rritje të shpejtësisë, tema të ndryshme dhe shumë gjëra të tjera
Versioni 3.6 i Firefox pas shumë shtyrjeve më në fund është paraqitur, duke ofruar performancë më të shpejtë, tema me një klikim, shtojca më të sigurta, menaxhim më të mirë e shumë veçori tjera interesante.

Në testimet e shpejtësisë ky shfletues është renditur i dytë duke qenë shumë afër Google Chrome, që nënkupton se ka pasur përmirësime të vërteta në kohën e startimit dhe në kohën e shfaqjes së faqes.
Çka ka të re? Videoja e mëposhtme ofron elementet kryesore ndërsa pikat rreth të cilave po filtet më së shumti janë këto:

  • Tema (theme) me një klikim: Vizitoni galerinë e Personas dhe zgjidhni një temë dhe shikojeni sesi do të duket në shfletuesin tuaj. Klikoni për ta aplikuar dhe shfletuesi juaj do të ketë një pamje të re. Ju mund të menaxhoni Personas-in tuaj përmes menysë së shtojcave (add-on menu).
  • Njoftime për shtojca që iu ka skaduar afati: Startoni shfletuesin tuaj me një shtojcë apo Adobe Flash që i ka skaduar afati apo potencialisht është një virus, dhe Firefox do t’ju njoftojë rreth kësaj gjëje dhe do të ofrojë një lidhje përditësimi
  • Full Screen “open” video: Nëse shikoni transmetime të videove në ogi apo në çfarëdo formati tjetër pa pagesë, Firefox është në gjendje ta lëshojë atë në ekran të plotë.
  • Përkrahje për WOFF: Gjëja më intriguese për zhvillues sesa për përdorues është kjo, që do të thotë se Firefox tani pranon dhe shkarkon fonte me madhësi më të vogla të formateve të fonteve të uebit të hapur, duke lejuar që faqet të shfaqin më shpejt tekstin sesa që është paraparë.
  • Më shpejtë, më shpejtë, më shpejt…: Firefox premton JavaScript më të mirë, kohë më të mirë startimi dhe shpejtësi më të mëdha të renderimit.

Ju mund të lexoni më shumë rreth Firefox 3.6, por ndoshta më mirë është që ti zbuloni veçoritë e reja duke e testuar vet.
Firefox 3.6 është pa pagesë dhe ofrohet për Windows, Mac dhe Linux, e nese e keni te instaluar vetëm shkoni tek menyja Help, dhe klikoni “check for updates” dhe juve do t’ju ofrohet mundësia për të shkarkuar Firefox 3.6

Jepni mendimin tuaj