Inva Mula anulon koncertin për arsye shëndetësore

Inva Mula

Këngëtarja Inva Mula ka anulluar koncertin e saj në qytetin e Las Palmas de Gran Canaria, një qytet spanjoll që ndodhet në ishull. Në një sqarim shoqata e Filarmonisë e cila organizonte këtë event me rastin e 150 vjetorit të lindjes së Puçinit ka thënë se sopranoja e mirënjohur ka patur probleme shëndetësore. Prej ditësh nga kjo shoqatë kishte bërë të ditur se në datën 9 dhjetor Inva Mula e shoqëruar nga pianisti Edelmiro Arnaltes do të jepte një koncert në Teatrin Perez Galdos, një nga teatrot më të mëdhenj spanjollë. Gjithsesi sipas sajtit spanjoll Canaria koncerti është shtyrë për në sesonin e ardhshëm. Inva Mula, soprano me famë në Europë dhe më gjerë prej vitesh mbush sallat e teatrove më të mëdha me zërin e saj në koncerte të ndryshme. Ajo ka bashkëpunuar me një sërë teatrosh në Francë, Japoni dhe së fundmi në Spanjë.

Panorama Plus

Jepni mendimin tuaj